fbpx

Si shpërqendrojnë dhe si i “vrasin lajmet”: Ti mua në konferencë, unë ty në termin goditës

-

Siç afrohet data e zgjedhjeve, ashtu po ashpërsohet beteja për prezencë në media ndërsa filloi edhe vjedhja e kohërave dhe mbulimi i konferencave të shtypit me konferenca shtypi.

Ja tre shembuj:

3 nëntor 2016

  1. Oliver Spasovski paralajmëron konferencë për aksidentin e Dime Spasovit;
  2. Dime Spasov jep intervistë pikërisht para konferencës së Spasovskit në “asnjë” kohë, më 14:00 ndërsa një televizion “siguron” incizimet nga kjo ngjarje;
  3. Sasho Mijalkov paraqitet në Gjykatën Penale

20 tetor 2016

  1. Katica Janeva është mysafire në emisionin “Top Tema” në Telma më ora 19:15
  2. Përderisa ajo flet, njëri nga hetuesit e saj arrestohet ndërsa tjetri dëbohet nga DSK
  3. Oliver Spasovski është në intervistë në emisionin 360 gradë në Alsat M ndërsa rreth mesnatës mbajti konferencë

21 tetor 2016-11-05

  1. PSP paralajmëron konferencë, siç më vonë u vërejte në rastet “Tenderë” dhe “Toplik”
  2. Oliver Andonov cakton konferencë në kohën e njëjtë me konferencën e paralajmëruar të PSP-së për rastin “Arka”
  3. PSP e ricakton konferencën, por edhe Andonov gjithashtu

Çështja se a bëhet për rastësi mediatike apo bëhet fjalë për spin- strategji për vjedhjen e lajmit, u imponua pas intervistës së zv/ ministrit të punës, Dime Spasov në televizionin “Nova”. Ndryshe, ditë kur ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov u ftua në bisedë informative në gjykatë për lëndën “Arka”, Spasov në mënyrë ekskluzive u paraqit në televizion i cili mbështet politikat  e pushtetit, duke shpjeguar se nëntoka po i kurdis kurth. Është simptomatike që vetëm një orë pas intervistës prej orës 14:00, konferencë pikërisht për rastin e tij mbajti ministri i brendshëm Oliver Spasovski (ora 15:00), i cili ka variant tjetër për rastin e ministri Spasov.

Megjithatë, pasi u konfirmua data e zgjedhjeve për 11 dhjetor, kjo mënyrë e komunikimit të partive me mediumet për ekskluzivitet para vjetërve merr hov më të madh.

Ngjashëm ishte rastin me kundër- intervistën që zv/ ministri i brendshëm Oliver Andonov deshi t’ia bëj PSP. Më 20 tetor më ora 11 kur u caktuar konferenca e PSP-së për hetimin e ri të tyre, fjalim para opinionit caktoi edhe Andonov.

Për dallim nga Andonov i cili konferencën e caktoi vonë mbrëma përmes profilit të Facebook-ut, vetëm disa orë para se ta mbaj, data për konferencën e PSP-së u zbardh dy ditë më herët.

Më vonë Janeva e ricaktoi konferencën e saj për ora 12:00 ndërsa ekipet gazetareske që në MPB e pritnin Andonovin në ora 11, ishin të informuar se zv- ministri do të ketë udhëtim zyrtar në Tetovë dhe se atje do të jep deklaratë më ora 12:00. Megjithatë, ai u prononcua më ora 15:00.

Ditën e njëjtë kishte ngjarje që shkaktoi kujdes të veçantë gjegjësisht konferenca e ministres së kulturës, Elizabeta Kançevska- Milevska, më ora 14:30. Ajo u ftua pas konferencën në PSP prej ku doli hetimi i ri ku ajo është një prej të akuzuarve.

Ditën e ardhshme, më 21 tetor përderisa Janeva ishte mysafire në “Top Tema” në televizionin Telma, paralajmëroi se menjëherë do të kthehet në hapësirat e DSK pasi hetuesi i saj është dëbuar prej atje.

Janeva sqaroi se edhe krahas faktit që prokurorët janë larguar nga DSK, megjithatë aty ka pasur hetues që kanë qëndruar për të ndjekur se kush çfarë bën derisa të vijë eksperti i huaj për t’i nxjerr materialet për periudhën 2008-2015.

Natën e njëjtë konferencë shtypi, por në televizionin Alsat M kishte Oliver Spasovski. Pas pjesëmarrjes së tij, në mesnatë, ministri mbajti konferencë shtypi.

Për analistin dhe njohësin e çështjeve, Petar Arsovski në botë është e njohur strategjia e quajtur “t’i varrosni lajmet”.

“Është e ditur se ekziston strategji kur dikush ka lajm të rëndësishëm, ai të pritet të “varroset” me dhjetë lajme tjera. Mendoj se në këtë rast Dime Spasov nuk bëhet fjalë për këtë strategji, por vetëm që të varroset tregimit personal. Kjo nuk do të thotë se nuk ka strategji të këtillë  për raste tjera dhe se nuk bëhet fjalë për këtë” thotë ai.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.