fbpx

“Dnevnik”, “Utrinski” dhe “Vest” me tirazh më të vogël për shkak të mungesës së letrës, MPM mohon

-

Gazetat ditore që i boton Media Print Maqedoni (MPM), “Dnevnik”, “Utrinski vesnik” dhe “Vest” dje dhe sot janë shitur me tirazh më të vogël dhe pa kontributet e rregullta, gjoja për shkak të mungesës së letrës.

Kjo gjendje, e cila shihet edhe në pikat e shitjes, që dje dhe sot vështirë janë gjetur ekzemplarë nga këto tre gazeta, është konstatuar edhe në takimin e djeshëm të përfaqësuesve të sindikatës nga këto media me Sindikatën e gazetarëve dhe punonjësve të gazetarisë (SHPG) ku kanë biseduar për gjendjen me vonesën e rrogave periudhën e kaluar në këtë kompani.

Se diçka ndodh me tirazhin e këtyre gazetarëve flet informacione që edhe shitësit nëpër pikat e shitjes pohojnë se kanë marrë numër më të vogël, madje prej tyre ka që kanë pranuar numër më të vogël edhe deri në 80 përqind.

Kjo po ndodh në periudhën parazgjedhore, 2 javë para fillimit të fushatës zgjedhore dhe 36 ditë nga zgjedhjet e parakohshme.

Jana Stanisavleva, drejtore ekzekutive e kompanisë thotë se ky informacion nuk është i saktë.

“Nuk është ashtu pasi tirazhi është standard” thotë Stanisavleva.

Përgjigje, por për të hënën na premtoi Aleksandar Dinev, drejtues në MPM pasi, siç thotë, “nuk ishte në mundësi që të përgjigjet këtë fundjavë”.

Kah fundi i korrikut, MPM largoi nga puna 19 persona, shumica gazetarë. Ky hap, që u dënua nga SHGM, nga kompania u vlerësua si “masë ekonomike”.

Pronar i tre gazetave është kompania Media Print Maqedoni SHPKNJP Shkup, që është formuar me investim prej 2 milionë euro ndërsa është kompani simotër e qendrës grafike SHPK Shkup. Pjesëmarrje në këtë kanë tre kompani

  • “Orka Holding” SHA Shkup e Orce Kamçev
  • “Mireks Plus SHPKNJP Shkup” e Sërgjan Kerim
  • “Internet Investment Group”- Novi Sad, Serbi e Veselin Jevrosimoviq

Megjithatë, në fillim të gushtit “Birn” publikoi se Jevrosimoviq i cili është pronar i portalit “Telegraf”, i cili gjithashtu është pjesë e MPM si dhe televizionit “Alfa”, del nga biznesi mediatik në Maqedoni. Ndryshe, sipas shkrimeve, përmes kompanisë “CHS Invest Group” në pronësi të TV Alfa hyn Ivo Jankoski nga shtëpia e produksionit “Treto Uvo” ndërsa përmes “Internet Investment Group” në pronësi të “Telegraf” hyn Jana Stanisavleva. Sipas “Birn”, Stanisavleva është bërë pronare e “Internet Group Investment”.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.