fbpx

Deputeti më i moshuar Manoilovski u bën thirrjeve deputetëve të punojnë për Maqedoninë

-

Vazhdimi i pestë i seancës konstituive kalon në përplasje të ndërsjella të partive politike dhe në dhënien e vërejtjeve procedurale, në vend që të ketë debat për pikën e rendit të ditës gjegjësisht për zgjedhjen e anëtarëve dhe kryetarit të Komisionit për mandat dhe emërim.

Deputeti më i moshuar i Kuvendit, Branko Manoilovski nga BDI, u bëri thirrje deputetëve t’i lënë interesat partiake dhe të punojnë në interesin e qytetarëve të Maqedonisë.

“Për herë të parë vij në Kuvend dhe po vërej nervozizëm tek ju. Është më se e qartë se kjo mund të zgjidhet, por ne bëjmë pengesa për shkak të interesave dhe bindjeve. E tërë kjo e kotë. Ju jeni të shkëlqyeshëm. Ejani, t’i lëmë anash interesat dhe të bëhemi një. Do të doja të kemi një urë dhe kuptim mes nesh. Vetëm pak qetësohuni të gjitha partitë, lini interesat e partisë anash”, tha Manoilovski.

Kryesuesi me seancën dhe ish kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski, disa herë deputetëve ua lexoi pikën e tretë të rendit gjegjësish emërimin e anëtarëve dhe kryetarit të Komisionit për mandat dhe emërime dhe i luti që të debatojnë për këtë pikë.

“Sot është dita e pestë, janë paraqitur 50 deputetë për fjalë, kanë kaluar vetëm dy ndërsa vërejtje procedurale kishte mbi 100. Ju lutem që t’i përmbaheni rendit të ditës, por e drejtë e juaj është që të keni replika dhe kundër- replika”, tha Veljanovski.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.