PSP dje kërkoi largimin e kryetarit të Gjykatës Supreme, Jovo Vangelovski sepse është pjesë e bombave të LSDM-së, në kohë kur ka kryer funksionin kryetar i gjykatës më të lartë.
Pasi bëhet fjalë për institucionin më të lartë gjyqësor në vend, gjegjësisht nuk ka institucion më të lartë gjyqësor, ligji ka parashikuar se për largimin e tij vendos Gjykata Supreme në seancë të përgjithshme:
“Gjykata Supreme e R. së Maqedonisë në seancë të përgjithshme me kërkesë për largimin e kreut të Gjykatës Supreme të R. së Maqedonisë” (neni 37 nga Ligji për gjykatat).
Kjo është rregulluar edhe me Ligjin aktual për procedurë penale (LPP):
“Nëse kërkohet largimi vetëm i kryetarit të gjykatës, apo kryetarit të gjykatës, gjykatës dhe gjykatësit- porotë, vendimin për largim e merr kryetari i gjykatës më të lartë, ndërsa nëse kërkohet largimi i kryetarit të Gjykatës Supreme të RM-së, atëherë vendimin e merr seanca e përgjithshme e asaj gjykate” (neni 36 paragrafi 2 nga LPP)