fbpx

Zbuluam dhe kthyem 66.909 biseda të fshira

-

Prokurorja speciale, Katica Janeva sot publikoi raportin e tretë gjashtëmujor për punën e PSP-së për periudhën 15 shtator 2016-15 mars 2017.

Në raport e Janevës thuhet se edhe gjatë kësaj periudhe ka pasur obstruksione ndaj punës së Speciales dhe probleme në bashkëpunimin me institucionet e gjyqësorit dhe instanca tjera. Prokurorja speciale pret që progresi i arritur në një pjese të procedurave të hapura hetimore sa më shpejtë të rezultojnë me ngritjen e aktakuzave.

Sipas strukturës së veprave penale që nënvizohen në raport, pjesa më e madhe janë për shpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit me çka është dëmtuar buxheti i R. së Maqedonisë. Janeva në raport nënvizon se në këtë periudhë PSP ka marrë vendime të specializuara informatike- forenzike me ndihmën e të cilave janë zbuluar 66909 materiale të fshira audio.

“Me këtë, numri i përgjithshëm i materialeve audio është rritur në 606.555. Në këto materiale, si dhe ndaj 540.646 paraprake është kryer regjistrim elektronik që gjendet në gjithsej 15.906 faqe në formë elektronike. Gjatë firmosje është vërtetuar se kohëzgjatja e të gjitha materialeve audio është 13200 orë”.

Disku i fortë siç përmendet në raport nuk është propozuar në listën e provave në këtë rast, ndërsa pas analizës PSP ka vërtetuar se në janë gjeneruar materiale nga komunikimi mes dy numrave të telefonit, cak i të cilëve ka qenë lideri i LSDM-së, Zoran Zaev që është përgjuar pa urdhër gjyqësor. Raporti i Janevës, siç njoftojnë nga PSP sot është dorëzuar edhe pranë Këshillit të prokurorëve publik edhe pranë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.