fbpx

Brukseli as nuk e konfirmon, por as nuk e mohon vizitën e komisarit Han në Maqedoni

-

Komisioni Evropian tash për tash nuk konfirmon vizitën euro- komisarit për zgjerim, Johanes Han në Maqedoni. Nga Brukseli përkujtojnë se agjendat e punës së euro- komisarëve për javën e ardhshme saktësohen dhe publikohen të premten.

Dje televizioni Telma duke u thirrur në burime diplomatike, njoftoi se Han javën e ardhshme të martën, do të udhëtoj në vizitë disaorëshe në Maqedoni për ta përshpejtuar procesin e zgjidhjes së krizës politike dhe ta bind presidentin Gjorgje Ivanov, që të ndryshoj vendimin e tij dhe t’i a ndaj mandatin liderit të LSDM-së, Zoran Zaev për formimin e Qeverisë.

Megjithatë, nuk është e sigurt nëse Han do të ketë takim me Ivanovin, duke parasysh se presidenti pas vizitës në Azerbejxhan, gjatë kthimit do ta vizitojë edhe Hungarinë ndërsa më 24 mars edhe Australinë.

Han sot është në Sarajevë, ku është pjesë e Samitit për bashkëpunim rajonal të Ballkanit Perëndimor, ku merr pjesë edhe kryeministri teknik, Emil Dimitriev. Pritet në margjinat e Samiti, Hani të ketë takim dypalësh me Dimitrievin, ku do të bisedohet për krizën politike dhe daljen prej saj.

Në takim do të marrin pjesë edhe kryeministrat e Shqipërisë, Kosovës, Serbisë dhe Malit të Zi si dhe ministri i jashtëm i Italisë, Angelino Alfano.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.