fbpx

NP “Parkingu i Qytetit” edhe sivjet do të marrë subvencione, por jo për parkingje të reja

-

Ndërmarrje Publike e Shkupit “Parkingu i Qytetit” edhe këtë vit prej buxhetit të qytetit do të marrë subvencione për punën e saj. Bëhet fjalë për mjete me lartësi prej 7,5 milionë denarë (rreth 120.000 euro), por në Buxhetin e Qytetit të Shkupit nuk ka mjete shtesë që do të ndaheshin për parkingje të reja në kryeqytet për zgjidhjen e problemit aktual me parkingun, njofton Meta.mk.

Nga Qyteti i Shkupit nuk janë përgjigjur në lidhje me atë se sa mjete do të ndahen në vitin 2020 për zgjidhjen e problemit të parkingut, por as nuk kanë dhënë afat se deri kur do të përgatitet studimi me të cilin do të konstatohej se sa është numri i saktë i parkingjeve që i mungojnë qytetit. Edhe pse dy herë janë dërguar pyetje për këtë temë edhe deri te NP “Parkingu i Qytetit”, megjithatë nuk ka përgjigje nga ana e tyre.

Autoritetet e qytetit këto ditë e kanë ndarë informatën se në vendin e barakave ekzistuese, në të cilat është e vendosur administrata e tyre në Parkun e Qytetit, në të ardhmen do të ndërtohet garazh në kate, e cila do të mundet të pranojë prej 600 deri në 900 vetura. Me këtë parking të ardhshëm do të udhëheqë NP “Parkingu i Qytetit” dhe me atë duhet që të zgjidhet edhe mungesa e vendeve të parkingut në rajonin e parkut, Kopshti Zoologjik dhe në Debar Mahallë. Megjithatë, për ndërtimin e saj së pari duhet që të dislokohet administrata e qytetit në objektin e ri, ndërkaq Komuna Qendër ta miratojë PDU-në e re për këtë lokacion.

Në territorin e tërë qytetit, vlerësimet janë se përafërsisht mungojnë rreth 8.000 parkingje që të tejkalohet ky problem. Dhe derisa mungojnë numra precize për zhvillimin e politikave përkatëse për parking, numri i automjeteve të regjistruara në Shkup prej viti në vit vazhdimisht rritet. Në fund të vitit 2018-të, në kryeqytet ka thuajse 150.000 automjete me targa të Shkupit.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.