fbpx

Zaev për “N1”: Dorëheqjet dhe qeveria kalimtare janë të paevitueshme

-

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev në deklaratën për televizionin “N1” shpjegoi përfshirjen e kryeministrit Nikolla Gruevski në blerjen e parcelave në Vodno përmes kompanive of- shor.

-Në dëm të shkupjanëve, rripa të gjelbër, me ndryshimin e planeve urbanistike, në mënyrë të veçantë për interesat e Gruevskit, janë shndërruar në parcela ndërtimore e siç tregojnë bisedat nga konferenca e fundit për shtyp, bëhet fjalë për plan për objekte, vetëm në emër të një kompanisë, që sipas çmimit të sotëm për pronë në Vodno, do të kushtonin më shumë se 17 milion euro- ka deklaruar Zaev.

Për epilogun e tërë rastit dhe situatës politik në Maqedoni, Zaev ka thënë se qeveria kalimtare është e paevitueshme.

-Dorëheqjet dhe qeveria kalimtare janë të paevitueshme. Prej kësaj nuk ka ikje. Pas gjithë asaj që kemi të publikojmë, përpjekjet e Gruevskit të qëndroj në pushtet, nuk do të kenë sukses- tha lideri i LSDM-së.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.