fbpx

Zaev për HRT: Nuk pres dhunë dhe përplasje

-

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në intervistë për televizionin shtetëror kroat (HRT) thotë se nuk pret që të ketë përplasje dhe gjakderdhje në vend dhe se nëse kjo duhej të ndodh, do të ndodhte më herët.

“Kjo si frikë ekziston dhe të gjithë kemi frikë nga kjo, por jam i bindur se nuk do të arrijë deri aty. Nëse duhej të arrijë deri aty, do të ndodhte më herët. Me shumë durim, përkushtim dhe kujdes, në tryezën e gjelbër përmes bisedimeve erdhëm deri këtu. Për momentin, oponenti im politik i mbështetur nga presidenti i shtetit, aludon në ndasi, federalizim, shkatërrim të karakterin unitar të shtetit. Nëse publikisht sulmon qytetarët që janë më shumë se 20 përqind në Maqedoni, ata do të jenë të mbrojtur dhe atëherë paraqiten ndasitë. Nëse i bashkoni njerëzit, të jini bashkë, atëherë shteti është më i fuqishëm. Koncepti ynë është “Një shoqëri për të gjithë”, koncepti i tyre është “Maqedonia e maqedonasve”. Jo, Maqedonia është e të gjithë qytetarëve që jetojnë në Maqedoni. Si pasojë, roli ynë tash është durimi dhe kujdesi në çdo gjë që bëjmë”, thotë Zaev në intervistë.

Në pyetjen nëse i ka tradhtuar interesat nacionale me pranimin e kërkesave nga partitë shqiptare, kreu i LSDM-së, thotë se për presidentin e shtetit Gjorgje Ivanov ka qenë kontestuese ajo që shkruan se “kërkohet të hapet debat për simbolet e shtetit siç është stema, flamuri dhe himni” dhe “formulimi ku dënohen ushtritë nga shekulli i kaluar që kanë vrarë popullatë civile”.

“Ata kërkojnë debat (partitë shqiptare v.j), as nuk kërkojnë vendim e as që tregojnë si. Si faktor në këtë shoqëri tonë të përbashkët ku jetojmë, duan ta thonë edhe mendimin e tyre. Nëse jemi vend demokratik, nuk duhet të kemi frikë nga debati. Edhe aty ka një formulim ku dënohen ushtritë e shekullit të kaluar që kanë vrarë popullatë civile. S’ka asgjë të keqe në këtë. Disa aludojnë se këto kanë qenë ushtri serbe, disa thonë gjermane, disa italiane apo bullgare, gjatë kohës së fashizmit apo luftës së dytë ballkanike. Por, dënimi se ushtritë kanë vrarë civilë nuk është tragjike. Kështu që, pretekstin që e gjeti se dikush ia mendon të keqen Maqedonisë, nuk ka bazë”, tha më tutje Zaev.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.