fbpx

Dyshja Gruevski – Janakievski ka kurdisur kundërshtarët

-

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev mbajti konferencë shtypi në të cilën publikoi audio regjistrime të reja nga bisedat e përgjuara.

-Kushërinjtë Gruevski dhe Mijalkov kanë kontroll mbi të gjitha institucionet. Bëhet fjalë për shpëtimin e Gruevskit dhe për këtë fillon ta gënjej opinionin. Fraza boshe për furgonë të klonuar, materiale të rrejshme vetëm që të shpëtojë. U vendos në funksion të zëdhënësit policor dhe e luste opinionin t’i mbyll sytë dhe veshët ndaj këtyre krimeve. Sot do të publikojmë prova të reja të cilat tërësisht tregojnë fytyrën e vërtetë të Gruevskit. Menjëherë pas zgjedhjeve të vitit 2011-të dhe mbylljes së televizionit A1, ndërmarrin aksion për prishjen e biznesit të Fijat Canovski- tha Zaev.

Regjistrimin e parë që e publikoi Zaev, sipas tij, është bisedë me ministrit të transportit dhe lidhjeve, Mile Janakievsku dhe kryeministrit Nikolla Gruevski ku kryeministri i thotë “të vazhdoj me planin të cilin ia ka lëshuar përmes mesazhit”.

Në bisedën e dytë, Gruevski i sugjeron Janakievskit që të ndryshojnë planin detajor urbanistik për këtë pjesë.

-Në atë vend të ndërtohet park. Ose në gjysmën të ndërtohet park e gjysmës tjetër t’i ndryshohet garabiti i objektit- thotë Gruevskin në bisedë.

Në audio regjistrimin e tretë që u publikua, sipas Zaev, Gruevski thotë që të ndryshohet edhe plani i përgjithshëm urbanistik për këtë pjesë të qytetit.

Në bisedën e radhës, Gruevski i thotë Janakievskit se duhet të ndërmerr aksion. Më tej në bisedat Gruevski jep udhëzime kur duhet të prishet objekti “Cosmos” në pronësi të Fijat Canoskit.

-Bëhuni gati sikur të jetë për nesër, ndërsa mund të jetë edhe të hënën, më 1 gusht kur është sezoni përplot pushime vjetore- i thotë Gruevski Janakievskit në bisedën e regjistruar.

Më tej Zaev gjithashtu publikoi bisedë të Gruevskit me Janakievskin pas prishjes së objektit të Canoskit.

-U paraqit një gjykatëse, u paraqit edhe në komunë, kam frikë mos të na jep urdhër nga gjyqi për ndalim të prishjes- thotë Janakieski në regjistrimin.

Në bisedë, Gruevski i sugjeron Janakieskit që të paraqitet tek “më i larti”.

Më tej kryeministri insiston në dëm më të madh sepse konsideron se ajo që është bërë deri më tani është shumë pak.

-Do t’i presim shtyllat që mos të bëjmë  tenderë. Problemi qëndron në atë se dy katet e para janë me beton dhe kjo do të shkaktoj problem. I morëm kamionët më të fortë- thotë Janakievski.

Në regjistrimin e fundit, Gruevski dhe Janakieski bisedojnë për rastin “Merimanga”.

-Nga Perëndimi insistojnë të respektohet ligji dhe nëse është vetëm Fijati, të prishen edhe tjerë. Nëse është vetëm Fijati, prishi edhe tjerë. Për mediumet thonë se ky është problem rajonal, nuk është vetëm tek ne. Edhe kështu kur na tregon, tregon bukur.- thotë Gruevski.

Janakieski i tregon disa objekte që mund të prishen nëpër shtet.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.