fbpx

Zaev: Do të publikojmë çfarë ka pranuar Gruevski për emrin dhe si i ka kurdisur zgjedhjet

-

Pas konferencës së sotme për shtyp në selinë e LSDM-së, lideri i partisë, Zoran Zaev, u përgjigj në pyetjet e gazetarëve, pas çka dha disa poenta kyç.

Kryetari i LSDM-së pohon se në materialet që i posedon gjenden dëshmitë për përgjimin e “gjashtë ambasadave më me ndikim”, për të cilat, siç tha, materialet do t’ua dorëzojë atyre.

Zaev, gjithashtu, tha se edhe pse në aktvendimin shkruan se personi Z.K ka përgjuar prej vitit 2010, ka dëshmi dhe regjistrime se është përgjuar edhe në vitet 2007, 2008 dhe 2009. Në këtë drejtim, tha të shqyrtohen dëshmitë për aktvendim të miratuar në mënyrë ekspres, që sipas tij, janë banale- vendime për punësime, për shpenzime në procedurë dhe ngjashëm.

Nga përgjigjet e Zaevit del se përveç celularit mobil, janë përgjuar edhe linjat fikse, dhe se është ndjekur edhe posta elektronike. Ai pjesërisht amnistoi operatorët e telekomunikacionit dhe tha se sipas ligjit, ata nuk e kanë patjetër të dinë sa dhe kush përgjohet.

Lideri i LSDM-së pohoi se në mesin e të përgjuarve ka edhe avokat, gjykatës, prokuror dhe “i tërë gjyqësori”.

Për Zaevin, “kulmi” i bombave do të jenë materialeve për parregullsitë zgjedhore në vitet 2013-2014 në të cilat, sipas tij, ka “parregullsi të paparamenduara”.

-Kur do t’i dëgjoni këto incizime, do të shihni ku ka arritur shteti- tha Zaev.

Lideri opozitarë duartrokitjen më të madhe gjatë konferencës së shtypit e mori kur deklaroi se ka regjistrime ku dëgjohet “deri ku ka shkuar Gruevski lidhur me problemin e emrit dhe çfarë ka pranuar” dhe “sa është i rrezikuar populli dhe shteti”.

Ai paralajmëroi se askush, as pushteti, as opozita, as blloku maqedonas e as ai shqiptar, nuk do të kursehen nga publikimi i regjistrimeve për keqpërdorime zgjedhore, si dhe një prej hapave të radhës do të jetë publikimi i regjistrimit për mbylljen e televizionit “A1”.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.