fbpx

Zaev: Ja deri ku ka shkuar absurditeti i partizimit të shtetit

-

Provat që i publikuam sot, i zbuluan fytyrat e vërteta të pushtetit. I zbuluam fytyrat e vërteta të Nikolla Gruevski i cili bashkë me Sasho Mijalkovin ka kryer presion ndaj njerëzve vetëm që të qëndrojnë në pushtet. Vërejtëm se ata kanë uzurpuar edhe VMRO DPMNE-në. Sot do të dëshmojmë pse në raportet e OSBE-së, Ministria e brendshme vlerësohet si shtab partiak. Do të shihni pse në këto raporte theksohet ndarja e partisë dhe shtetit”, deklaroi lideri i LSDM-së Zoran Zaev në konferencën e sotme të shtypit ku publikoi biseda të reja.

“Do të dëgjoni si funksionon sistemi i qërimit të hesapeve me kundërshtarët. Zhivko Popovski, babai i ministrit Nikolla Poposki ka larguar kryetarin e Sindikatës së aviacionit për shkak të mosbindjes. Do të dëgjoni se si fakultetet mbushen me asistentë që të pastrohen, mos të ngel asnjë “komunjar”, se si nga DSK janë larguar të gjithë ata që kanë treguar pakënaqësi dhe kanë vendosur të padisin, se si Jankullovska personalisht ka marrë vendim për këtë, deklaroi Zaev.

Në bisedën e parë dëgjohet Gordana Jankulloska duke biseduar me Martin Protugjerin lidhur me atë se si është larguar një kryetar i sindikatës së caktuar. Ajo shpjegon se e kanë larguar për një deklaratë që e ka dhënë kundër ndërmarrjes. Thotë se po ta kishin në anën e tyre, do të ishte më ndryshe.

Në bisedën e radhës mes Pançe Kralev dhe Gordana Jankulloska flitet për një kandidat që duhet të fitoj post të caktuar. Jankulloska i thotë se duhet të shihet nga cila parti është. Ndërsa Kralev i përgjigjet se ka njerëz që janë nga LSDM dhe tjerë të papërcaktuar.

Sasho Mijalkov dhe Gordana Jankulloska, në një regjistrim tjetër audio flasin për pastrim të punëtorëve. Mijalkov i thotë se kjo duhet të pastrohet. Jankulloska dakordohet dhe shton se janë në fillim të mandatit dhe këtë duhet ta bëjnë sa më shpejtë që më pas 4 vite të jenë “rahat”.

Jankulloska me Violeta Andonovskën bisedon për 34 persona që duhet nga DSK të paraqiten “në suficit” dhe merren vesh si duhet të kryhet që të largohen nga puna.

“Tani është momenti për t’i pastruar, në fillim të mandatit, dhe nëse bëhet zhurmë, do të durojmë. T’i godasim të gjithë që paditin, të vijnë në mend, do t’ua shkurtojmë vendet, dhe le të çajnë kokën, thotë Jankulloska.

Gordana Jankulloska dhe Ilija Dimovski flasin për dy të punësuar në Agjencinë e postave të cilëve iu skadon mandati. Dimovski thotë se bëhet fjalë për vende honorar me honorare të larta.

Nikolla Gruevski dhe Jankulloska flasin për punësime të njerëzve në DAP. Gruevski pyet se kush i bën intervistat dhe thotë se Goran Trajkovski nuk din të zgjedh njerëz sepse “ai do t’i merr ata që do t’i bëjnë presion”. Gruevski insiston të formohet komision ekonomistësh që do të bëjnë intervistën. Jankulloska i shpjegon se njerëzit janë të renditur nga komitetet komunale.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.