Në Mogilla tërë natën shpëtoheshin shtëpitë dhe bagëtitë nga ujërat e vërshuar

-

Shpëtohej bagëtia, mblidheshin orenditë. Kështu banorët e fshatit Vasharejcë në komunën Mogilla të Pellagonisë kaluan natën pasi Cërna Reka sërish vërshoi në tokat e disa fshatrave.

Spase Bozhinovski, bujk nga Vasharejca thotë se tërë natën ka pompuar ujin nga oborret dhe kanë gropuar kanale për ta drejtuar ujin në kanalet dalëse vetëm që mos t’u hyj nëpër shtëpi.

-Çdo gjë ndodhi si një ëndërr e keqe, sërish e njëjta pamje prej para një muaji. Bagëtitë i dërgojmë në vendet më të lartë të fshatit, silazhin e vendosim në vend më të sigurt. Arrat dhe bereqeti u shkatërruan, tani ka ngelur njerëzit dhe bagëtitë t’i shpëtojmë- thotë bujku Bozhinovski.

Bujqit thonë se banorët e komunës Mogilla “vlojnë” nga revolti sepse institucionet kompetente nuk e kanë kuptuar seriozisht çështjen dhe nuk e kanë riparuar shtratin e Cërna Rekës pas vërshimeve të para të mëdha.

-Erdhën para tre javëve kur ishte moti i mirë dhe filluan të bëjnë diga deri në mbrëmje dhe u larguan, e lanë punën në fillim, diçka joserioze- thotë Bozhinovski.

Në komunën e Mogillës sërish mbi 5000 hektar tokë janë nën ujë ndërsa rruga që çon drejt pjesës së brendshme të fshatit është i vërshuar.

-Kemi disa pika kritike dhe tani jemi duke u fokusuar tek to, druajmë që mos të këputet kanali i nëntë tek fshati Radobor dhe Çarlia, e atëherë do të jetë rrezik për fshatrat e komunës sonë. Ndërkaq, tani për tani gjendja tek ne është e qëndrueshme, tërë natën me makina punojmë dhe ndërtojmë diga të reja- thotë kryetari i komunës Novaci, Lazar Kotevski.

A.B

Zelensky nuk ka blerë bankën më të madhe private në Francë

Pretendimi: Presidenti ukrainas Zelensky bleu bankën më të madhe private të investimeve në Francë, Milleis Banque, përmes kompanive offshore të lidhura me të, për më shumë se një miliard euro. Verdikti: E...

Trump nuk kushtëzoi paqen në Ukrainë me listën e klientëve të adrenokromit

Pretendimi: Presidenti amerikan Trump i ka dhënë presidentit ukrainas Zelensky 30 ditë për të dorëzuar listën e klientëve VIP të adrenokromit Verdikti: E paprovuar —————————————————————- Në rrjetet konspiracioniste po shpërndahet pretendimi se presidenti amerikan Trump i...

Nga Velesi me klikime: Për biznes apo për politikë

Fabrikat e lajmeve të rreme nga Velesi që e vërshuan fushatën presidenciale të SHBA-së në vitin 2016, që moti janë shuar, por ka ende “punëtori” që përfitojnë nga storjet për veteranët...

“Për gabimet thyheshin gjymtyrët dhe digjeshin shtëpitë”, zbardhen dëshmitë e ukrainasve të trafikuar në Vlorë

Nga Anila Hoxha Si një gjysh i shqetësuar për zhdukjen e nipit, me inicialet V. S., u ul para një kompjuteri në fillim të nëntorit 2024 dhe përmes email-it njoftoi ambasadën e...