Forumi i grave në RDM të gjitha grave në R. e Maqedonisë ua uroi festën e 8 Marsit, Ditën ndërkombëtarë të grave. Në njoftimin e kësaj partie thuhet se e mbështesin platformën “Planeti 50-50” deri vitin 2030, e vendosur nga Kombet e Bashkuara.

-Propozojmë përmes ndryshimeve në Kodin zgjedhor, të sigurohet përfaqësim më i barabartë i grave dhe burrave në politikën e R. së Maqedonisë, si bazë për barazi ekonomike dhe sociale. RDM këtë parim e praktikoi në zgjedhjet lokale të vitit 2013,duke propozuar 50% të grave në listat e këshilltarëve- thuhet në njoftimin e partisë.