Zvrlevski: Nuk shoh shkak për mosbesim në punën e prokurorit publik

Prokurori publik shtetërorë Marko Zvrlevski deklaroi se nuk sheh kurrfarë arsye për mosbesim dhe  dyshim në punën e tij, njoftonи “Dojçe Vele”“, pasi partia e RDM, që është pjesë e koalicionit qeverisës, përmes njoftimit kërkoi Zvrlevski të jep dorëheqje.

-Unë nuk shoh arsye për mosbesim apo dyshim në punën e prokurorit publik shtetërorë. Deri më tani, me veprimin tim profesional në suazat e kompetencave të mija, nuk kam vepruar asgjë me të cilën do ta humbja besimin në prokurorinë publike- deklaroi Zvrlevski.