fbpx

Poposki: Qeveria do të veproj sipas një pjese të kërkesave të Turqisë

-

Qeveria në seancë të mbyllur ka marrë vendim që të veproj sipas disa nga kërkesat e Turqisë që u porositën pas puçit të pasuksesshëm, deklaroi ministri i jashtëm Nikolla Poposki për radio “Evropa e Lirë”.

Poposki tha se s’mund të komentoj vendime të marra në seancën të mbyllur qeveritare dhe për këtë s’mund të thotë çfarë më saktë ka kërkuar Turqia.

“Kishim kërkesa konkrete pas puçit ushtarak në Turqi dhe lidhur me këtë kërkesë, qëndrimi jonë është I qartë. Nuk kemi kurrfarë dilema dhe I mbështesim institucionet demokratike në Turqi. Lidhur me kërkesat e tyre konkrete, Qeverua në seancën të mbyllur solli vendim dhe do të veprojmë sipas tyre. S’mund të them çfarë është kërkuar konkretisht, e as çfarë do të ndërmerret, pasi vendimet janë marrë në seancë të mbyllur. Lidhur me kërkesat e Turqisë, ne duhet nisur nga interesat tona kombëtare dhe legjislacionin tonë, do të thotë çdo vendim që do të merret do të jenë në koordinim me interesat tona kombëtare” shtoi Poposki.

Ai gjithashtu deklaroi lidhur me Turqinë ka gjëra që mund të zbatohen dhe ka gjëra që s’mund të zbatohen ndërsa kufiri I interesave të Maqedonisë është legjislacioni I vendit.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.