VMRO DPMNE: LSDM po bën hap të ulët që të vijë në pushtit me çdo kusht

-

LSDM vazhdon me kallëzimet e veta të paargumentuara juridikisht të cilat nuk mbajnë e që janë të bazuara në manipulime deri tek Prokuroria publike, me qëllim që të shpërqendroj opinioni nga skenari shkatërrues dhe skandaloz që po e bën Zoran Zaev, thuhet në reagimin e VMRO DPMNE ndaj deklaratës   së sotme të Damjan Mançevskit nga LSDM.

Nga VMRO DPMNE theksojnë se sot kjo detyrë i është besuar Damjan Mançevskit, të cilin siç thonë nga VMRO DPMNE opinioni e njeh me dy gjëra- e para është afera me parkingjet në Kumanovë ku kompania e tij mori tender prej 400 mijë euro nga bashkëpartiaku dhe kryetari i Kumanovës dhe e dyta për faktin se sukses më të madh e konsideron faktin se është dora e djathtë e Radmilla Sheqerinskës dhe miratues i të gjitha politikave të saja dështuese.

-Ja me person të tillë LSDM tenton të manipuloj opinionin. LSDM në vend që të bëj alibi për dëmin që po ia bën Maqedonisë dhe qytetarëve, duhet të përgjigjet në dhjetëra pyetje që opinioni i ka ndaj tyre e që lidhen me gënjeshtrat e përditshme që i plasojnë e më pas vet i demantojnë. Të gjithë e kanë të qartë se LSDM bëri hap shumë të ulët që të vijë në pushtet me çfarëdo kushti, pa mbështetjen e popullit, pa zgjedhje, duke përdorur materiale të krijuara e të prera të cilat i kanë fituar në mënyrë kriminale nga dikush që nuk ia do të mirën Maqedonisë- shkruan në reagim.

Hulumtim: Mbështetja e aktivizimit në kohë krize, resurset për Ballkanin Perëndimor

Hapësira qytetare për organizatat dhe aktivistët përparimtarë në Ballkanin Perëndimor po zvogëlohet vazhdimisht, ndërsa puna e tyre mbetet veçanërisht e rëndësishme, ndërsa organizatat përballen me rreziqe sigurie, kërcënime ligjore dhe sfida...

“TikToku dëmton fëmijët”: Përderisa Shqipëria përgatitet për ndalesë, RMV-ja e la në harresë nismën e tillë

Pak ditë pas vrasjes së një nxënësi 14 vjeçar nga një bashkëmoshatar i tij në Tiranë, Qeveria e Shqipërisë ka propozuar kufizimin e rrjeteve sociale TikTok dhe Snapchat te fëmijët. Një...

Vuçiç hedh poshtë pretendimet se Serbia do të pushtojë Kosovën e Veriut

Nga Barbara Halla- Përgjatë shtatorit, në mediat shqiptare qarkulloi gjerësisht lajmi se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me datë 13 shtator do të shpallte zaptimin e territorit verior të Kosovës. Ky lajm, i cili...

Shteti Bektashi, një histori pa histori

Nga Ben Andoni Më 21 shtator, në faqet e gazetës së njohur amerikane “New York Times”, do të shfaqej një artikull me titullin “Shqipëria planifikon një Shtet të ri mysliman brenda kryeytetit...