fbpx

Mijatoviq deri tek Axhiev: Lustrimi që mos shfrytëzohet si vegël për presion ndaj zërave kritik

-

Dunja Mijatoviq, përfaqësuesi i OSBE-së për lirinë e mediumeve sot shprehu shqetësim për vendimin e Komisionit për verifikimin e fakteve që të shpall Jadranka Kostovën, redaktoren e javores “Fokus” për bashkëpunëtore të shërbimeve sekrete.

Mijatoviq i ka shkruar letër Tome Haxhievit, kryetarit të Komisionit për lustrim, ku thotë se nuk duhet lustrimi të shfrytëzohet si vegël me të cilën do të kryhet presion ndaj zërave kritik.

“Duke marrë parasysh se “Fokus” tanimë është nën presion, duke përfshirë shërbime të shumtë për shpifje dhe ofendime që i shkaktojnë dëm të madh revistës dhe gazetarëve të saj, vendimi i Komisionit mund të shihet vetëm si kryerje të presionit, cenimi i mediumit mund të ketë pasoja të hatashme ndaj lirisë së mediumeve në vend”, thotë Mijatoviq.

Mijatoviq do të vazhdoj të vëzhgoj situatën nga afër dhe zhvillimin e saj të mëtutjeshëm.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.