fbpx

VMRO DPMNE e ka dhënë godinën partiake nën hipotekë

-

VMRO DPMNE disa ditë para zgjedhjeve ka marrë kredi prej 3 milionë euro nga Banka Komerciale dhe për këtë qëllim e ka dhënë si hipotekë selinë e re të partisë, godinën “Hristo Tatarçev”, publikon “Prizma”.

Siç shkruan në Gazetën Zyrtare, partia ka marrë “kredi kornizë rivolving”, që do të thotë se nuk është patjetër të merren të gjitha paratë prej 3 milionë euro përnjëherë.

Përveç pjesës së godinës, VMRO DPMNE në bankë ka lënë si hipotekë edhe pronë të tundshme dhe pajisje.

“Prizma” i është drejtuar partisë duke e pyetur përse i duhen këto të holla, sa vite do të kthej kredinë dhe nëse nën hipotekë e ka lënë tërë selinë, prej atje thanë se do të përgjigjen ditët në vijim.

Godinën në periudhën 2013/2015 e ndërtoi kompania ndërtimore “Beton” nga Shkupi në pronësi të Minço Jordanov, mbi pronën e Qendrës së Shkupit që është pronësi e partisë dhe ku gjenden selia e re e a.q “shtëpisë së verdhë”.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.