fbpx

Të gjitha parashtesat e Maqedonisë, kush i përdor e kush i sforcon?

-

“Unitare”, “federale”, “kantonale”, “e përbashkët”, “e vetme”, “konfederate”, “multietnike”. Këto janë termet dhe mbiemrat që dominojnë në narrativin e partive politike për Maqedoninë në periudhën para dhe pas zgjedhore dhe gjatë krizës politike.

Pjesa më e madhe e këtyre termeve, të gjitha partitë politike, liderët dhe përfaqësuesit e tyre njëjtë i përdorin në paraqitjet e tyre publike, nëpër intervista, njoftimet partiake, por secili varësisht nga interesi dhe nevoja.

Unitare

Këtë term e përdorin VMRO DPMNE, LSDM dhe BDI. Të tre partitë, nëse gjykohet sipas qëndrimeve dhe deklaratave të përfaqësuesve të tyre, nuk kanë kurrfarë dallimesh rreth asaj se Maqedonia duhet të jetë shtet unitar.

Federale, federalizim

Këtë term më shumë e përdor VMRO DPMNE për t’i frikësuar qytetarët dhe për të akuzuar LSDM-së se politika e tyre së bashku me Platformën e partive shqiptare çon drejt federalizmit.  LSDM dhe BDI publikisht deklarohen kundër federalizmit

Kantonale, kantonizim

Sikur federalizimin, edhe ky term për çdo ditë zë vend në kumtesat e VMRO DPMNE-së.

LSDM dhe BDI publikisht u deklaruan kundër çfarëdo kantonizimi.

E përbashkët

Këtë term e bëri “brend” nisma Për Maqedoni të Përbashkët, e cila tashmë me muaj proteston kundër Platformës shqiptare për shtet unitar dhe kundër kantonizimit dhe federalizmit.

E vetme

Këtë term më shumë e përdor VMRO DPMNE dhe nisma “Për Maqedoni të Përbashkët”, në pako me termin Maqedoni “unitare”.

Tre partitë më të mëdha, VMRO DPMNE, LSDM dhe BDI janë të vetmet për “Maqedoni të vetme”.

Konfederale

Këtë term e përdor vetëm lideri i VMRO DPMNE-së, Nikola Gruevski në kontekst se politikat e LSDM-së dhe Platforma e partive shqiptare në fund çon drejt konfederatës.

Multietnike

Këtë term më shumë e përdorin përfaqësuesit e VMRO DPMNE-së dhe krerët në protestat e nismës “Për Maqedoni të Përbashkët”. Çdoherë shkon bashkë me termet “unitare” dhe “të përbashkët”.

VMRO DPMNE, LSDM dhe BDI nuk kanë dallime rreth konceptit që e tregon ky term.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.