fbpx

Gruevski në ilegalitet të fotografive- tashmë nuk fotografohet me të huajt dhe diplomatët

-

As nga takimi i fundit i ministrit shtetëror britanik, Ser Alen Dankan me kreun e VMRO DPMNE-së, Nikola Gruevski në opinion nuk doli me fotografi. Gruevski kohën e fundit as që dëshiron të fotografohet duke biseduar me të huajt. Nga partia vetëm tregojnë njoftime dhe kumtesa të gjata, praktikë që filloi nga takimi me ambasadoren gjermane, Kristin Alt’hauzer. Pas këtij takimi, Gruevski u takua me ambasadorët e Turqisë, Francës, Rusisë dhe misionit të OSBE-së në Maqedoni, por nga asnjëri prej takimeve nuk u publikua ndonjë foto.

Edhe më indikative për këtë sjellje është fakti që takimi i Gruevskit me euro- komisarin Johanes Han gjithashtu nuk u filmua nga kamerat apo fotoaparatet. Kameramanët dhe fotoreporterët janë lutur që të largohen. Gruevski hyri dhe doli nga garazhi i Parlamentit dhe përmes korridorit “të pastër” hyri në takim. Një ditë pas takimit, në vend të njoftimit, në faqen e internetit të partisë u publikua tekst gazetaresk, me deklaratë nga zëdhënësi i partisë, Ivo Kotevski.

Gruevski-Han
Fotografi e vjetër nga takimi paraprak i Gruevskit me Hanin në hapësirat e partisë, më 14 tetor 2016

Lidhur me tekstin u publikua një fotografi i e vjetër, nga një takim paraprak i Gruevskit me Hanin në hapësirat e partisë.

Thjeshtë, pas kumtesës së partisë që Gruevski e lexoi para KSHZ-së me të cilën i inatosi të huajt, nuk ka fotografi të tij me përfaqësuesit e huaj, edhe pse vazhduan takimet me ta në vend.

Është interesante të shihet se si në këtë drejtim do të kalojë vizita e Federika Mogerinit, komisares së lartë për politikë të jashtme të BE-së, e cila pritet të vijë në vend në fillim të muajit të ardhshëm. Ajo nuk është figurë e preferuar në parti dhe ithtarëve të Gruevskit, të cilët nëpër tekstet gazetareske e quajtën “lazdrake fashisorosoide” (Dnevnik, 16 shkurt 2017) e cila “flet kot për të drejtat individuale që janë diç e shenjtë në BE, por ja pasi është sorosoide do të thotë se ka trurin e shpërlarë” (Dnevnik, 9 shkurt 2017) ndërsa sot hapur porositi se “Mogerinit, Ivanovi dhe Gruevskit (pasi Popovski fare nuk mendohet) më në fund duhet t’i japin shut- kartë me përmbajtje të padiskutueshme “jodiplomatike”: Derisa nuk i pranoni Maqedoninë, popullin, gjuhën dhe kulturën, mos ejani këtu…”

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.