fbpx

Qeveria me 800.000 euro do të financojë shoqata civile dhe fondacione

-

Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot shpalli konkurs për mbështetje financiare, në vlerë prej 50 milionë denarëve gjegjësisht rreth 800.000 euro, për aktivistë të shoqatave civile dhe fondacioneve.

Sipas konkursit të publikuar në gazetën “Dnevnik”, grantet ndahen në dy kategori.

Grante në vlerë prej 1.845.000 denarë (30.000 euro) deri 3.075.000 denarë (50.000 euro) apo gjithsej 36,9 milionë denarë apo 600.000 euro do të ndahen për projekte për luftën kundër korrupsionit, sundimin të së drejtës, demokracisë, të drejtat e njeriut, sundimin të mirëfilltë, kohezionit social dhe vetëqeverisjes lokale. Më pas, për projekte nga fushae shëndetësisë dhe mënyrë së shëndoshë të jetesës, zhvillimit ekonomik, zhvillimit të qëndrueshëm, zhvillimit rural, kulturës dhe traditës, më pas projekte për të rinj, familje dhe vlera familjare si dhe euro- integrime, teknologji të reja, media sociale, media të reja dhe teknologji të reja informatike.

Kategoria e dytë, për të cilën parashihen grante më të vogla prej 5000 deri 10.000 euro apo gjithsej 213.000 euro, janë projekte për rritje ekonomike dhe rritjen e papunësisë, për integrimin e Maqedonisë në BE dhe NATO, luftë pa kompromis kundër korrupsionit dhe kriminalitetit si dhe zbatimin efikas të së drejtës dhe projekte për investim në arsim, inovacion dhe teknologji informatike.

Këtë konkurs praktikisht para tre muajve e paralajmëroi ish kryeministri dhe lideri aktual i VMRO DPMNE-së, Nikola Gruevski në “mega intervistën” për edicionin e internetit të revistës “Republika”.

“Çdo qeveri në çdo shtet ndan mjete më serioze për sektorin civil, pa ndikuar më pas në punën e tyre. Tek ne, dështuam në këtë plan dhe kjo është masa e parë dhe më e rëndësishme në planin e desorosoizimin e shoqërisë siç thamë në propozimin tonë. Patjetër të gjenden mjete, të ndihmohet në zhvillimin e sektorit civil në Maqedoni. Nuk guxon në të ardhmen sektori civil të ngel në duart e Sorosit dhe qeverive të huaja”, deklaroi Gruevski në intervistë.

Konkursi i Qeverisë për financimin e shoqatave civile dhe fondacione vjen 3 muaj e gjysmë pas fjalimit të Gruevskit në protestën para KSHZ-së, prej ku e publikoi Proklamimin e partisë ku paralajmëroi desorosoizim të sektorit joqeveritar në vend.

“Do të luftojmë për desoroizimin e R. së Maqedonisë dhe përforcimin e sektorit të pavarur civil i cili nuk do të jetë nën kontrollin e askujt. Do të përmirësojmë fushën e financimit të fondacioneve dhe OJQ-ve, sipas modelit të demokracive më të avancuara në botë”, tha atëherë Gruevski.

Ndryshe, konkursi vjen edhe në kohën kur Qeveria, autorizimet e së cilës vihen në pikëpyetje, sepse udhëhiqet nga kryeministër teknik, i cili si pjesë e ministrave njëkohësisht janë edhe në pushtetin ekzekutiv edhe janë deputetë në Kuvendin e RM-së.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.