fbpx

Plomp: Nëse PSP nuk e zbaton atë për të cilën është formuar, nuk do të përfundoj kriza

-

Ambasadori i Holandës në vend, Volter Plomp mbrëmë në emisionin “Faktor 24” në TV 24 deklaroi se i tërë procesi i Përzhinës do të jetë i kotë nëse Specialja nuk i heton supozimet serioze për korrupsion dhe krim, që dalin nga bisedat e përgjuara.

“PSP është krijuar plotësisht për të hetuar ato akuza dhe t’i nxjerrë para drejtësisë. Atë çka e shohim në muajt ose vitin e fundit, është pikërisht ajo çka ishte shkruar nga raporti i Departamentit të Shtetit, ku thuhet se është e qartë se ekziston fushatë e koordinuar për zvogëlimin për kredibilitetin e profesionalizmit të PSP-së. Çka nëse PSP nuk mund ta zbatojë atë për çka është themeluar, plotësisht t’i inspektojë akuzat, atëherë del se i gjithë procesi i Përzhinos është i harxhuar. Kështu që, nëse PSP nuk i zbaton ato për çka është themeluar, nuk do të ketë fund të kësaj krize. Mendoj se është e rëndësishme ekipi i PSP-së të vazhdoj me punë derisa të jetë e domosdoshme. Kuptohet, Kuvendi është ai që duhet të vendos për mandatin, por para se gjithash, institucionit duhet t’i mundësohet ta vazhdoj punën e vet, të mos pengohet nga institucionet tjera”, tha Plomp.

Ambasadori holandez theksoi se është shumë e rrezikshme të përdoren tensionet ndër- etnike që të shpërqendrohet vëmendja politike.

“Marrëdhëniet ndëretnike mund të jenë të ndjeshme ndërsa Maqedonia nuk është vendi i vetëm ku kjo mund të ndodh. Në raste të këtilla, politikanët patjetër duhet të jenë të kujdesshëm çfarë fjalori përdorin. Ky është mesazhi kryesor i Lamberto Zanier. Në përgjithësi, konsideron se duhet me kujdes të mendojmë çfarë e shkaktoi krizën para dy viteve. Progres të madh për tejkalimin e krizës është bërë në bazë të Marrëveshjes së Përzhinës, por të mos harrojmë si filloi. Filloi për shkak të mungesës së përgjegjësisë. Derisa kjo të mos zgjidhet, nuk do të ketë përfundim të krizës”, thotë Plomp.

Sipas ambasadorit holandez, mënyra më e shpejtë për dalje nga kriza është formimi i Qeverisë së re.

“Pa marrë parasysh a vjen nga BE-ja, NATO-ja, SHBA-ja ose OSBE-ja, mesazhi është shumë i qartë- formimi i Qeverisë në bazë të rezultateve të zgjedhjeve është mënyra më e shpejtë për daljen nga kriza. Zgjedhjet nuk janë vetëm për të fituar, por edhe për formimin e koalicioneve. Fundja, bëhet fjalë për koalicion shumicë që patjetër duhet të formojë Qeveri të re. Qeveria e re duhet të formohet në bazë të rezultateve të zgjedhjeve të 11 dhjetorit dhe të filloj me zbatimin e reformave”, thotë Plomp.

Ai deklaroi edhe se është i dëshpëruar nga monologu në Kuvend dhe porositi se ai është vend ku duhet të zhvillohet dialogu.

  • Ознаки
  • PSP

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.