fbpx

Gjykatësit jokritik caktojnë arrest sepse është më lirë

-

Gjykatat e Maqedonisë kanë tarifë të unifikuar apo shumë për atë se sa kushton një ditë e kaluar në arrest, e që sillet prej 2500 deri 3500 denarë (40-50 euro), u theksua në prezantimin e hulumtimit “Pasojat e pabaza juridike, të buxhetit dhe të arrestuarve” në Info qendrën e BE-së në Shkup.

“Njohuritë thonë se “çmimi” për kufizimin e lirisë në R. e Maqedonisë është shumë i ulët dhe se gjykatësit në gjykatat e qyteti kanë praktikë të etabluar për shqiptimin e shumave të vogla dhe të parëndësishme për kompensim të dëmit, negativisht ndikon ndaj gjykatësve në procedurë penale që në mënyrë jokritike të caktojnë masën e paraburgimit”, është përfundimi i profesorëve të Fakultetit juridik “Justiniani i Parë” në Shkup, Gordana Buzharovska, Vanço Uzunov, Neda Zdraveva dhe Boban Misoski të cilët janë autorë të hulumtimit, të cilin e mbështeti ambasada e Holandës në vend.

Hulumtimi ka të bëjë me periudhën 2011-2015 dhe sipas të dhënave, në këtë periudhë 138 qytetarë maqedonas kanë qenë të burgosur pabazë ndërsa më vonë ndaj tyre nuk është ngritur aktakuzë ose janë liruar pas ankesave në procedurë gjyqësore.

Sipas të dhënave nga prokuroritë publike, në periudhën 2011-2015, rreth 6700 persona të akuzuar nuk janë shpallur si fajtorë. Prej tyre për 1700 persona të akuzuar, gjykata ka sjellë aktgjykime lirimi ndërsa për rreth 3000 persona ka refuzuar aktakuzën.

Ambasadori i Holandës, Volter Plomp i cili hapi prezantimin, bëri të ditur se mbrojtja e të drejtave të njeriut është prioritet i Holandës dhe se ajo si mike e Maqedonisë investon shumë në këto sfera të vendit. Ai vuri në dukje se një prej problemeve kryesore, që është nënvizuar nga Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg, është gjatësia e kohëzgjatjes së paraburgimit, që në Maqedoni është më i lartë krahasuar me BE-në dhe Holandën.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.