fbpx

Veliçkovski: Të tregojmë se nga ardhmëria jonë intelektuale mësuam leksionin!

-

Kryetari i partisë Liberale, Ivon Veliçkovski apeloi tek të gjithë liberalët, anëtarët dhe simpatizantët e partisë, si dhe te qytetarët e papërcaktuar politikisht të marrin pjesë në marshin studentor të organizuar nga “Plenumi Studentor”
“Për 10 dhjetor është caktuar marshi studentor në organizim të “Plenumit Studentor”. Studentët I kundërvihen vendimit të qeverisë për të ashtuquajturën “testimi ekstern në arsimin e lartë”. Ata kanë qëllim legjitim dhe kërkojnë të mos futet një mekanizëm joproduktiv të vlerësimit të arsimit të lartë duke ndërruar me shpejtësi dhe në mënyrë jolegjitime të rregullores ligjore. Për Partinë liberale kjo kërkesë e studentëve është e arsyeshme pasi që konstatojmë se mjaftueshëm është eksperimentuar me nxënësit, studentët, prindërit e tyre dhe kuadrin edukativo-shkencorë”, thuhet në thirrjen e kryetarit të PL, Ivon Veliçkovski.

Ai shtoi se partia nuk është organizator i këtij aktiviteti, por bëri thirrje që të përkrahet qëllimi I studentëve pa ekspozim partiak dhe pa shenja partiake, pa thirrje të mostelarancë pa dallim përkatësisë etnik dhe respektimi I rendit i paraparë nga organizatorët

“Rinia studentore na rikujton se qëllimi legjitim, mendimi i mirëfilltë dhe mendja e hapur janë faktor motivues për shumicën. Të nderuar bashkëmendimtarë, të tregojmë se e kemi mësuar mësimin e ardhmërisë intelektuale dhe të gjeneratës”, qëndron në deklaratën e PL-së.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.