fbpx

I vihet zjarri automobilit së gjykatëses Gabriela Gajdova

-

Automobili i gjykatëses nga Gjyqi i Velesit, Gabriela Gajdova është djegur mbrëmë rreth orës 21, ndërsa arsyet për zjarrin ende nuk janë të njohura. Automobili i gjykatëses ka qenë i parkuar para shtëpisë së familjes, ndërsa kur është vënë zjarri ajo dhe familja e saj nuk kanë qenë në shtëpi. Për incidentin janë informuar nga fqinjët. Zjarri nuk është përhapur të rezervuari me benzinë, por tërësisht është zhdukur motori dhe pjesa e përparme e automobilit.  Hetimet në vendngjarje janë bërë nga Sektori i Punëve të Brendshme të Velesit dhe Prokuroria Publike.

Gjykatësja Gajdova tha se derisa nuk e kanë marrë ekspertizën, nuk do të flasin se a kanë patur dhe kurë kanë patur kërcënime për aktgjykimet.

-Nëse kjo është ndonjë mesazh për mua, atëherë publikisht deklarojë se do të vazhdoj të punoj sipas ligjeve dhe rregullave dhe nga kjo nuk do të tërhiqem as në  të ardhmen”,  tha Gajdova.

Kjo është hera e tretë këtë vit që me zjarr janë shkatërruar automobila të gjykatësve të Gjyqit të Velesit. Më 13 prill është vënë zjarr veturës të ish kryetarit të gjyqit Jordan Lazarov, ndërsa më 14 tetor është vënë zjarri edhe automobilit të gjykatësit Shefqet Ademi.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.