fbpx

Më së paku 21 të vdekur nga tajfuni Hagupit në Filipine

-

Tajfuni Hagupit në Filipine ka lënë së paku 21 njerëz të vrarë. Kryqi i Kuq i Filipineve ka thënë se 18 viktima janë regjistruar në lindje të ishullit Samar, ku stuhia ka zbarkuar më 6 dhjetor. Mbi një milion njerëz kanë lënë shtëpitë në provincat lindore dhe qendrore të Filipineve, ku fuqia e erërave ka arritur deri në 150 kilometra në orë. Tajfuni ka arritur tashmë në kryeqytetin Manila, por me intensitet më të dobët. Në nëntor të 2013-ës, tajfuni Haiyan ka lënë më shumë se 7,300 njerëz të vdekur ose të zhdukur në Filipine.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.