Avokati i popullit të R. së Maqedonisë sot, përmes njoftimit ka shprehur shqetësimin serioz për përpjekjen e involvimit të fëmijëve në protestat që po organizohen në më shumë qytete të vendit.

Obdusmani njëkohësisht dënon pjesëmarrjen e njerëzve udhëheqës të shkollave dhe apelon deri tek Këshillat e shkollave, kryetarëve të komunave, Inspektoratin shtetërore arsimor dhe Ministrinë e arsimit menjëherë, secili në suazat e kompetencave, të marrin masa përkatëse kundër personave që agjitojnë apo lejojnë në shkolla të bëhet agjitacion dhe përpjekje për involvim politik të nxënësve.

Pjesëmarrjet e këtilla, thuhet në kumtesën e Avokatit të popullit, janë në kundërshtim me Ligjit për arsim të mesëm, me të cilin ndalohet çdo organizim politik apo fetar dhe veprim në shkolla.