Sot në mëngjes në Shkup, Manastir, Kërçovë, Tetovë dhe Veles thithet helm

-

Në orën 10 të mëngjesit, ndotja e ajrit në Shkup, Manastir, Kërçovë, Tetovë dhe Veles është në nivel shumë të lartë. Në Shkup niveli i grimcave kancerogjene PM 10 është 155 mikrogramë për kub/ metër, që është për më shumë se tre herë nga 50 mikrogramët e lejuar.

Nivel i lartë i grimcave PM 10 përveç në komunat e Shkupit, Qendër, Lisiçë dhe Gazi Babë, vërehet edhe në stacionet matëse Manastir -2, Kërçovë, Tetovë dhe Veles. Instrumenti për matjen e këtyre grimcave në komunën Karposh edhe më tej është jashtë përdorimit. Në stacionin matës Rektorat, Manastir-1, Koçani dhe Kavadar ka nivel të lartë të grimcave PM 10 ndërsa më Miladinovcë nivel të mesëm. Në Lisiçë vërehet nivel i lartë i dyoksid karbonit në ajër ndërsa në Qendër dhe Karposh nivel i lartë i grimcave PM 2, 5.

Njëjtë sikur para disa ditëve, niveli më i lartë i ndotjes është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes, kur në orën 22 stacioni matës në Lisiçë ka treguar përqendrim të grimcave PM 10 prej thuajse 700 mikrogamëve për metër/kub, që është për 14 herë më shumë se niveli i lejuar.

Në raste të tejkalimin e pragut të 50 mikrogrameve për një metër kub të grimcave të PM10 në vazhdimësi të pesë ditëve , Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinorë, rekomandojnë përdorim të transportit urban publik, më shumë njerëz të udhëtojnë në një automjet, për ngrohjen e hapësirave mos përdoren mjete sintetike dhe të përdoret si duhen stufat me dru.
Zakonisht, përqendrimi i grimcave PM 10 arrin nivelin maksimal në orët e natës edhe atë nga ora 22 deri në orën 1 pas mesnate.

Plani i Rritjes i BE-së dhe RMV-ja, intervistë me Steffen Hudolin për reformat dhe financimin: Fondet transferohen pas zbatimit të reformave

750 milionë euro nga Plani i Rritjes së BE-së për reforma janë të planifikuara për Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, në opinionin publik kishte shumë paqartësi se për çfarë dhe si do...

Nuk ka asnjë provë që Putin ka origjinë nga Kosova

Mediat shqiptare që shpërndanë lajmin nuk kanë dhënë prova të verifikueshme për këtë pretendim Nga Barbara Halla – Ditët e fundit, në shumë media shqiptare ka qarkulluar një artikull ku pretendohet se Presidenti rus, Vladimir Putin, e...

Qasja e përbashkët dhe komunikimet strategjike duhet të jenë shtyllë ndaj luftës kundër dezinformimit

Ndërtimi i urave të bashkëpunimit. Shkëmbimi i mësimeve nga përvojat e ndryshme me lajmet e rreme dashakeqe. Krijimi i platformave strategjike. Domosdoshmëria e të vepruarit në mënyrë strategjike. Janë disa nga...

Deklaratat e Vuçiç për Dodik përcjellin narrativat anti-Perëndimore të Serbisë

Barbara Halla- Më 6 mars, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç priti në Beograd, Milorad Dodik, Presidentin e Republikës Srpska, për të diskutuar situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë. Pas takimit, Vuçiç dha një deklaratë ku e...