fbpx

“Plenumi Studentor”: Do të bojkotojmë, do të bllokojmë dhe do të okupojmë

-

Të gjitha letrat tona dërguar institucioneve nuk janë pranuar, përveç ajo tek presidenti, i cili na tha se si burrështetas do të vendos. A e di ai se si një burrështetas duhet ta respektojë Kushtetutën, pyeti Aba Neshkovska nga “Plenumi Studentor” sot para Kuvendit të Maqedonisë.

Me këtë ligj na shkelet autonomia e Universitetit. Nëse ai miratohet që nese do të duhet t’i braktisim fakultetet. Duam të pyesim ministrin Abdylaqim Ademin se a do të marrim diploma me pesë pyetje në kuiz? A duhet të mbajmë libreza partiake kur t’i nënshtrohemi provimit, sikurse është gjatë punësimit. Nëse kjo ndodh, ne do të marrim masa më radikale: do të bojkotojmë, do të bllokojmë dhe do të okupojmë. Universiteti është i yni dhe sërish do ta marrim në duart tona- theksoi Neshovska.

Para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë u mbajt performancë të maratonistëve, të cilët vraponin rreth transparentëve,duke aluduar në shpejtësinë me të cilën në leximin e parë deputetët votuan ndryshimet e Ligjit të arsimit të lartë.

Të pranishmëve iu drejtua edhe Petrit Saraçini, i cili tha se Qeveria ka pasur kohë të mjaftueshme të ndërroj mendoje  për këto ndryshime.

Debatet dhe diskutimet publike dështuan. Pushteti nuk ka vesh për studentët dhe kërkesave të tyre, prandaj thjesht na mbetet të protestojmë që komuniteti akademik të luftojë për arsim evropian. Ndoshta dikush do të thotë se është protestë e opozitës, por nuk është ashtu. Ky grumbullim i studentëve, qytetarëve të cilët luftojnë për një të ardhme më të mirë- tha Saraçini.

Nga “Plenumi i Profesorëve”kërkuan që sonte në ora 19 të mblidhen të gjithë qytetarët para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, që të “varrosin”demokracinë e vrarë.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.