fbpx

Kryqi i Kuq apelon për ndihmë për të prekurit nga vërshimet

-

Reshjet e me intensitet të madh të shiut dhe rritja e nivelit të lumenjve në vend, shkaktuan vërshime të mëdha në vendbanime dhe sipërfaqe pjellore në disa rajone të shtetit. Vërshimet kanë shkaktuar dëme materiale, për çka kompetentët menjëherë kanë ndërmarrë masa përkatëse për zbutjen e pasojave të shkaktuara nga vërshimet- thuhet në njoftimin e Kryqit të kuq të Maqedonisë.

“Kryqi i Кuq, në pajtueshmëri me kapacitetet e tij, menjëherë u përfshi në riparimin e pasojave nga vërshimet, ku familjeve më të prekura u është dërguar ndihmë në ushqim, higjienë, qebe, dyshek dhe ujë të ambalazhuar për pije. Për momentin imponohet nevoja për sigurimin e sasive shtesë të ujit për pije për popullatën në Strumicë, Çeshinovë- Obleshevë, Shtip si dhe në rajonet tjera, ku për shkak të derdhjes së lumit, uji nuk është i pijshëm. Sipas vlerësimit të kryer, për momentin rajonet kanë nevojë për ujë të pijshëm dhe preparate higjienike (për desinfektim). Kompanitë ndihmën mund ta dorëzojnë në Shkup, në depon e Kryqit të Kuq të RM-së në Momin Potok, në adresën rruga “Momin Potok pa numër (telefon për kontakt: 3 114-355). Subjektet e interesuara juridike dhe qytetarët në mënyrë shtesë mund të kyçen në sigurimin e ndihmës në të holla, duke dhuruar mjetet e tyre përmes gjiro- llogarisë në Fondin e solidaritetit 300000001327966, NT 4030984271620 – Banka Komerciale si dhe duke dhuruar 100 denarë në telefonët : 075/070/077 143 400.

Aksioni humanitar fillon më 3 shkurt dhe do të zgjat deri më datën 15 shkurt. Për ngjarjet dhe rezultatet e kasionit opinioni do të njoftohet në kohë dhe mënyrë përkatëse.

Kryqi i Кuq i RM-së dërgon falënderim të madh deri tek qytetarët për interesin dhe gatishmërinë që të përfshihen në zbutjen e pasojave të shkaktuara nga vërshimet. Kryqi i kuq i RM-së në mënyrë shtesë do të njoftojë për nevojën eventuale nga përfshirja e qytetarëve për sigurimin e ndihmës konkrete materiale”- thuhet në apelin e Kryqit të Кuq.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.