Në aksion policor janë arrestuar katër persona ish pjesëtarë të ISIS

-

“Prokurori kompetent publik nga Prokuroria Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, sot ka dhënë urdhër për zbatimin e hetimit për  7 persona – anëtarë të ISIS”, njoftojnë nga Prokuroria, në lidhje me aksionin e sotëm në  disa lagje të Shkupit.

Sipas Prokurorisë, të dyshuarit ngarkohen për veprën penale “Organizim terrorist të nenit 394. Paragrafi 2 nga Kodi Penal”.

“Në aksionin e sotëm të organizuar në orët e hershme të mëngjesit, janë arrestuar tre persona nga Shkupi dhe një person nga Tetova – ish anëtarë të ISIS, përderisa 3 personat e tjerë nuk janë të kapshëm për autoritetet. Duke vlerësuar bazat ligjore, kompetencat e prokurorit, deri te gjykatësi në procedurë paraprake pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1 – Shkup, është propozuar që të dyshuarve t’u shqiptohet masa e paraburgimit”, shtojnë nga Prokuroria.

Rusia nuk po ndërpret internetin natën për të rritur lindjet

Pretendimi: Rusia vendosi ndërprerjen e energjisë dhe internetit në orët e natës për të rritur lindshmërinë Verdikti: I pavërtetë Barbara Halla Një artikull i publikuar në disa media shqipfolëse pretendon se Rusia po ndërpret energjinë elektrike dhe internetin...

Manipulimi me AI: Pretendohet rrejshëm se Trumpi paralajmëroi sulm ndaj Serbisë për shkak të Kosovës

Një video e krijuar përmes Inteligjencës Artificiale (AI) dhe e shpërndarë në “TikTok”, me titullin “Trumpi deklarohet për Kosovën dhe Serbinë”, ka mashtruar audiencën duke pretenduar se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka...

Putin njeh Kosovën? Në fakt, jo

Si e interpretoi media shqiptare deklaratën justifikuese të Presidentit rus Vladimir Putin Nga Jona Plumbi- Në një takim me drejtuesit e agjencive më të mëdha të lajmeve në botë, presidenti rus Vladimir Putin,...

Keqinformimi në rrjet për raketa luftarake në qiellin shqiptar

Një video e bërë virale në rrjet shfaq vija të kuqërremta në qiell, të cilat janë interpretuar si raketa mbi Shqipëri Nga Jona Plumbi- Një video që ka qarkulluar gjerësisht në rrjet ku...