Vendimi që të jepet euro- obligacion prej 650 milionë euro është krim financiar ndaj qytetarëve, ekonomisë dhe gjeneratave tjera, akuzoi sot në konferencë shtypi, Kire Naumov nga LSDM.

Ai tha se me dhënien e paralajmëruar të euro- obligacionit në vlerë prej 650 milionë euro, borxhi publik edhe zyrtarisht do ta kaloj shifrën prej 5 miliard euro apo 54% nga BPV.

“Bëhet fjalë për 5 miliardë euro në kurriz të gjeneratave. Pushteti kriminel i shkurton investimet kapitale me pretekst se është periudhë para- zgjedhore ndërsa borxhin disa herë e ka rritur në vit zgjedhor. Është e qartë se Kiril Minovski është emëruar që të jetë “kamikazi” dhe të vendos nënshkrimin e tij në këtë huamarrje joligjore dhe kriminele. Me vendosjen e nënshkrimit, Minovski do të jetë kryerësi i drejtpëdrejtë i këtij krimi financiar. I njoftojmë “Siti Bank”, “Dojçe Bank”, “Erste Bank” dhe “Sosiet Zheneral” si agjentë për dhënien e euro- obligacionit se sipas Ligjit për Qeveri, ende në futi janë normat ligjore edhe gjatë dhënies së euro- obligacionit të katërt. Nëse nuk respektohet procedura e njëjtë juridike, sikur gjatë dhënies së këtij euro- obligacioni, atëherë pas ndërrimit të pushtetit do ta kontestojmë këtë huamarrje si borxh ligjor publik” tha Naumov.

Ai shtoi se kjo Qeveri nuk ka legjitimitet që të merr vendime të tilla me të cilat e fut në borxh shtetin dhe gjeneratat e ardhshme.