Analiza e OJQ “Infoqendrës” : RTM- makineri propaganduese e pushtetit

-

OJQ “Infoqendra” në suazat e programit të saj për monitorim të vazhdueshëm të mediumeve në bashkëpunim me Qendrën për Zhvillimin e Mediumeve,  përpiloi analizë për informimin e servisit publik radiodifuzi  për rastin  e Kezharovskit, për grevën e SAShK- ut dhe për padinë penale  ndaj liderit të LSDM-së, Zoran Zaev. .

“Në periudhën prej 15 deri 21 janar të vitit 2015-të, janë monitoruar rastit i Kezharovskit dhe greva e SAShK-ut ndërsa më 31 janar është monitoruar raportimi i RTM për kallëzimin penal kundër liderit të LSDM-së opozitare, Zoran Zaev. Radio- televizioni maqedonas, tërësisht dhe në vazhdimësi, dështon në rolin e vet si servis publik radiodifuziv i qytetarëve të R. së Maqedonisë. As në rastin e Kezharovskit, as në rastin e grevës së SAShK-ut e as në rastin e kallëzimit penal ndaj Zaevit, RTM nuk përfaqëson interesin publik, por vihet në funksion të makinerisë propaganduese së pushtetit edhe atë si aktor i drejtpërdrejtë dhe instrument i propagandës qeveritare. Për dallim nga informimi në rastin Kezharovski, informimi i RTM për grevën e SASHK-ut është e përditshëm. Por, sikur edhe në rastin e Kezharovskit, servisi publik për grevën informon skajshmërisht njëtrajtshëm, në mënyrë manipuluese dhe propaganduese. Redaktorët dhe gazetarët e programit informativ të RTM1, vihen në rolin e pjesëmarrësve të drejtpërdrejtë dhe arbitrave, të cilët mbështesin pozitën e pushtetit dhe në çfarëdo mënyre përpiqen të bindin opinionin se greva është e dëmshme, se ajo është për dobi personal për liderët sindikal dhe se nuk ka mbështetjen e madhe mes arsimtarëve”- thuhet në analizë.

Për ngjarjet më të fundit për padinë penale për liderin e LSDM-së, Zoran Zaev në analizë thuhet se të gjitha paralajmërimet, propozimet dhe informatat janë publikuar në “Dnevnik2” në RTM janë shtrembëruar –nga njëra anë, ka dashur të bëj puç dhe me dhunë ta merr pushtetin, ndërsa nga ana tjetër, ta paraqesin kryeministrin si “hero” i cili ka penguar përpjekje për grushtet dhe i cili nuk u nënshtrohet shantazheve dhe presioneve.

Zelensky nuk ka blerë bankën më të madhe private në Francë

Pretendimi: Presidenti ukrainas Zelensky bleu bankën më të madhe private të investimeve në Francë, Milleis Banque, përmes kompanive offshore të lidhura me të, për më shumë se një miliard euro. Verdikti: E...

Trump nuk kushtëzoi paqen në Ukrainë me listën e klientëve të adrenokromit

Pretendimi: Presidenti amerikan Trump i ka dhënë presidentit ukrainas Zelensky 30 ditë për të dorëzuar listën e klientëve VIP të adrenokromit Verdikti: E paprovuar —————————————————————- Në rrjetet konspiracioniste po shpërndahet pretendimi se presidenti amerikan Trump i...

Nga Velesi me klikime: Për biznes apo për politikë

Fabrikat e lajmeve të rreme nga Velesi që e vërshuan fushatën presidenciale të SHBA-së në vitin 2016, që moti janë shuar, por ka ende “punëtori” që përfitojnë nga storjet për veteranët...

“Për gabimet thyheshin gjymtyrët dhe digjeshin shtëpitë”, zbardhen dëshmitë e ukrainasve të trafikuar në Vlorë

Nga Anila Hoxha Si një gjysh i shqetësuar për zhdukjen e nipit, me inicialet V. S., u ul para një kompjuteri në fillim të nëntorit 2024 dhe përmes email-it njoftoi ambasadën e...