fbpx

Qeveria e Ciprasit në gjueti të fshehësve të mëdhenj tatimor

-

Qeveria greke është lëshuar në gjueti urgjente ndaj fshehësve tatimor që të mbulohet vrima prej 1 miliard euro në arkën shtetërore të Greqisë. Të parët në hetimin e Shërbimit për krim financiar dhe larjen e parave do të jenë “bishat e mëdha”, personat juridik dhe fizik të cilët gjatë periudhës së kaluar kanë nxjerrë shuma më të mëdha se 1 milion euro jashtë Greqisë. Sipas të dhënave, në periudhën prej 9 dhjetorit 2014 deri 23 janar të këtij viti nga Greqia në vendet e huaja janë derdhur mbi 15 miliard euro.

Siç njofton gazeta greke “Etnos”, Ministria e financave nën dirigjimin e zëvendës- ministri Nadia Valavani, lëshoi urdhër deri tek Shërbimi për krim financiar dhe larjen e parave që të kontrollohen llogaritë dhe kallëzimet tatimore të obliguesve tatimor që kanë llogari kontradiktore gjegjësisht kanë llogari të larta bankare, pa pasur pas kësaj arsyetim për ta nga kallëzimi tatimor për të ardhurat vjetore si dhe obliguesit tatimor me ofshor- kompani. Me këtë do të fillohet gjueti ndaj fshehësve të mëdhenj tatimor, që konsiderohen si plagë e madhe e ekonomisë greke, grup qytetarësh që SIRIZA premtoi se do t’i dënoj në vend që t’i tolerojë siç është vepruar deri më tani, për ta larguar barën nga dënimet tatimore dhe vështirësinë vetëm ndaj qytetarëve me të ardhura mesatare dhe të ulëta mujore.

Krahas kontrollimit të hollësishëm të profilit të këtyre personave juridik dhe fizik, planifikohet edhe krijimi i listës së obliguesve tatimor sipas listës së vjetër me rreth 54. 000 qytetar grek të cilët në periudhën prej 2009 deri 2011 kanë nxjerrë më shumë se 22 miliard euro nga bankat greke në ato të huajat.

Qeveria e ish kryeministrit Jorgos Papandreu në fillimin e krizës publikoi lista të turpit me fshehës të mëdhenj tatimorë ndërsa kontrollimi i aktiviteteve të tyre e bënte madje me helikopterë, të cilët ishin të angazhuar nga ajri të kontrollojnë nëse prona e paraqitur e “lojtarëve të mëdhenj” në shtet është e njëjtë sikur ajo që është paraqitur në kallëzimin tatimor.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.