fbpx

A guxojnë mediat ta shpallin “bombën” e Zaevit?

-

Dje u shfaqën video materialet e takimeve “sekrete”  midis Gruevskit dhe Zaevit, ku dëgjohet se si lideri i LSDM-së thotë se atë që e ka, e ka marrë nga shërbimet e huaja.

Mediat menjëherë ranë në dilemë, a duhet të shpallen ato xhirime, dhe akoma më tepër, çfarë do të ndodhë nëse LSDM-ja fillon me shpalljen e “Bombës”: A do ta bëjë këtë gjë nëpërmjet mediave dhe a mund dhe a guxojnë ato të shpallin informacione demek të karakterit të “ndjeshëm”?

Nëse gjykohet sipas deklaratave të deritanishme, bëhet fjalë për materiale me përmbajtje të ndjeshme, kurse një pjesë e tyre, ndoshta edhe me një shkallë të caktuar të klasifikimit  (sekret), sidomos nëse është e vërtetë, janë dokumente në të cilat figurojnë emrat e mbartësve të funksioneve shtetërore më të larta.

Në asnjë ligj nuk është paraparë asnjë lloj dënime për gazetar për deklaratë të transmetuar, por a mundet mediat në një situatë të tillë të ballafaqohen me pasoja të ndryshme apo me censurë?

Lideri i opozitës, Zoran Zaev, në konferencën për shtyp, të shtunë paralajmëroi se dëshmitë për, siç tha ai, udhëheqjen kriminale të gruevskit, do të shpallen para publikut. Kur dhe si do të zbardhen materialet, Zaevi nuk ishte eksplicit, por tha se kjo do të jetë “në përputhje me një strategji të menduar mirë”.

Sipas profesorit të Fakultetit Juridik, Gordan Kallajxhiev, praktika demokratike nuk njeh censurë të informacioneve të tilla. Për të, përsëri, xhirimi i djeshëm është kontrovers dhe i keq pa marrë parasysh se a e ka xhiruar policia apo ndonjë person i tretë.

– Mund të ketë pengesa në shpalljen e materialeve nëse në materiale ka gjëra të jetës private apo janë të klasifikuara si informacione. Nëse i shpall opozita, kurse gazetarët i transmetojnë, sipas praktikës në shtetet normale, nuk duhet të ketë pasoja – thotë Kallajxhiev.

Profesori Osman Kadriu nga FON-i, thotë se ekziston mundësia në varësi nga materialet, që “bomba” të censurohet.

– Nëse bëhet fjalë për informacione sekrete dhe të klasifikuara, edhe pse Kushtetuta e ndalon, sipas ligjeve të tjera, mund të ndalohet shpallja – thotë Kadriu.

Asociacioni Maqedonas i Gazetarëve (AMG) u bëri thirrje anëtarëve të vet, si dhe të gjitha mediave, të informohen mbi rekomandimet e Bashkimit Evropian mbi ndjekjen dhe mbi informimin për rastin “Puç” dhe t’i respektojnë rekomandimet e Bashkimit Evropian që u shpallën dje.

Nga AMG-ja  thonë se gazetari dhe media dinë se vetë posedimi i bisedimeve të xhiruara fshehtas është vepër penale, kurse ato janë pjesë të procedurës penale dhe çdo shpallje e tyre është bashkëpunim, si dhe vazhdim i veprës penale të nenit 151, i cili ka të bëjë me përgjimin dhe xhirimin me zë të paligjshëm, si dhe në lidhje me nenin 152, i cili ka të bëjë me xhirimet e paautorizuara.

– Kërkojmë nga mediat ta respektojnë ligjin, t’i lënë ekspertët dhe gjykata të përcaktojnë a janë xhirimet autentike dhe përgjegjësinë për ata të cilët xhirimet i kanë kryer në mënyrë të paligjshme, ndoshta, i kanë montuar dhe shpërndarë në publik – thonë nga AMG-ja.

Zaevi në konferencën për shty tha se shërbimet në kontroll të Gruevskit kanë përgjuar me mijëra qytetar.

Gruevski, përsëri, në fjalimin  e mbajtur për publikun tha:

– Zaevi në takimin e parë më tha se kërkon urgjentisht qeveri teknike dhe se shërbim i huaj sekret e ka furnizuar me biseda telefonike të xhiruara me funksionarët më të lartë shtetërorë, siç janë Presidenti, ministrat, deputetët, gazetarët dhe shumë të tjerë.

MPB-ja e akuzon Zoran Verushevskin se ka mbledhur “dokumente, fotografi dhe emra të personave dhe të dhëna të tjera të cilat kanë të bëjnë me gjendjen shoqërore-politike, ekonomike, të sigurimit në Maqedoni, me qëllim që t’i shpallë dhe t’ia japë një shteti të huaj, organizate apo personi që t’u shërbejnë”:

– Kërcënimet nuk do të na pengojnë t’i shpallim dëshmitë se Gruevski dhe ata rreth tij, me shërbimet e tyre, kanë përgjuar me mijëra qytetarë, duke ua prishur privatësinë. Dëshmitë janë marrë nga qytetarë të shqetësuar dhe jo nga shërbime të huaja siç tha Gruevski. Është e vërtetë se dëshmitë janë nga shërbimet në Maqedoni nën kontroll të Gruevskit. Ekzistojnë njerëz të ndershëm dhe patriotë të cilët e duan vendin – tha Zaev.

Neni  4 i Ligjit për mediume

  • Është e ndaluar me shpalljen, përkatësisht emetimin e përmbajtjeve programore në media të rrezikohet siguria nacionale, të nxitet rrëzim me dhunë i rendit kushtetues i Republikës së Maqedonisë, të bëhet thirrje për agresion ushtarak apo konflikt të armatosur, të nxitet dhe zgjerohet diskriminimi, mostoleranca  apo urrejtja në bazë të racës, gjinisë. fesë apo nacionaliteti.

Neni 3 i Ligjit për mediume

  • Liria e mediave mund të kufizohet vetëm me Kushtetutë.

Neni 16 i  Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë  

  • Garantohet e drejta e bindjes, ndërgjegjes, mendimit dhe e shprehjes publike të mendimit.
  • Garantohet liria e fjalës, paraqitjes publike, informimit publik dhe e themelimit të lirë të institucioneve për informim publik.
  • Garantohet qasja e lirë te informatat, liria e pranimit dhe e bartjes së informatave.
  • Garantohet e  drejta e përgjigjes në mjetet e informimit publik. Garantohet e drejta e përmirësimit në mjetet e informimit publik. Garantohet e drejta e mbrojtjes së burimit të informacioneve në mjetet e informimit publik.
  • Censura është e ndaluar.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.