fbpx

Tre ditë deri në vlerësimin e të huajve se kur do të ketë zgjedhje- mediumet ngelin në udhëkryq

-

Ndërmjetësi në bisedimet për zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos, Piter Vanhojte, këto ditë zhvillon takime dypalëshe me partitë politike dhe përfaqësuesit e shoqatave dhe organizatave të gazetarëve, me qëllim që të arrihet zgjidhje për reformat në mediume. Kjo është një prej çështjeve kyçe prej të cilës do të varet vlerësimi i komunitetit ndërkombëtarë për atë nëse më 24 prill do të mbahen zgjedhje korrekte dhe demokratike.

Para vlerësimit, është paralajmëruar takim me euro- komisarin për zgjerim Johanes Han. Spekulimet thonë se takimi do të mbahet në Shkup të premten ose mund të mbahet në Bruksel, larg syve të opinionit maqedonas.

Dje takim me Vanhojtën kishin përfaqësuesit e Asociacionit maqedonas të mediumeve (pesë televizionet nacionale). Ata kanë kërkuar depolitizim të plotë të Agjencisë së mediumeve, rregullimin e të drejtave autoriale, para gjobitjes të ketë masa paralajmëruese dhe dënime racionale për mediumet. Propozimin për gjoba e ka pranuar edhe ndërmjetësi Vanhojte dhe një pjesë të partive ndërsa vetëm VMRO DPMNE kërkon gjoba maksimale.

AGM gjithashtu kërkon programet e produksionit vendor të mbështeten nga fondi special shtetëror, që do të ndihmoj në krijimtarinë vendore mediatike. Nga kërkesat e AGM-së ngel të diskutohet vetëm për mënyrën e përzgjedhjes së Këshillit të Agjencisë për shërbime audio dhe audiovizuale.

Propozimi ka përkrahjen e tre partive, LSDM-së, BDI-së dhe PDSH-së, por edhe më tej kundër është partia e VMRO DPMNE-së.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.