fbpx

“Titanik” lundron në labirintin e kërkesave – vendime dhe ankesa

-

Siç u tregua këto ditë, Gjykata penale Shkupi 1 deri në detajin e fundit do ta menaxhoj procedurën dhe do të zvarrit vendimmarrjen lidhur me ankesat e Prokurorisë speciale publike për vendimet e gjykatësit me procedurë paraprake që mos t’u shqiptoj masën e paraburgimit të dyshuarve në rastin “Titanik”.

Praktikisht, prej ditës së premte, pas konferencës së PSP, filluan të skadojnë afatet që përmbajnë procedura sipas skemës në vijim:

Kërkesë për paraburgim  marrje në pyetje vendim nga gjykata ankesë nga PSP ose avokatët vendim nga Këshilli i gjykatësve ankesë nga PSP ose nga avokatët vendim nga Apeli

Gjykatësi me procedurë paraprake, pas marrjes në pyetje prej disa orëve, dje vendosi që të refuzoj kërkesën e PSP dhe të mos u shqiptoj masën e paraburgimit ish ministres Gordana Jankulloska dhe sekretarit të Qeverisë, Kiril Bozhinovski. Identik ishte vendimi i gjykatës edhe për ish ministrin e transportit dhe lidhjeve Mile Janakieski dhe kryetari i komunës Pustec, Edmond Temelko.

Prokurorja speciale dhe ekipi i saj tanimë kanë dorëzuar ankesa për vendimet e Janakieskit dhe Temelkos ndërsa këtë të drejtë juridike sipas gjitha gjasave PSP do ta shfrytëzoj edhe për Jankulloskës dhe Bozhinovskin dhe do të kërkoj nga gjykata t’i verifikoj vendimet e gjykatësit me procedurë paraprake.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.