Përfundoi marrja në pyetje e Gordana Jankulloskës në Gjykatën penale

-

Në gjykatën Penale në Shkup përfundoi marrja në pyetje e ish-ministres së brendshme Gordana Jankullovska. Ajo pas disa orëve  u largua nga gjykata duke shmangur pyetjet e gazetarëve. Ndërkohë në gjykatë ka qenë edhe sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Kiril Bozhinovski. Ndaj të dyve nuk u shqiptua masa e paraburgimit.

Jankullovska dhe Bozhinovski në rastin “Titanik” të Prokurorisë Speciale janë ndër të dyshuarit për manipulime dhe keqpërdorime zgjedhore gjatë zgjedhjeve të fundit.

Ndërkohë gjatë ditës në gjykatë u paraqitën edhe të dyshuarit e tjerë, mes të cilëve edhe Ismet Guri, i cili dyshohet për keqpërdorime zgjedhore në zgjedhjet e fundit lokale në Komunën e Çairit. Gjykata Penale edhe ndaj tij nuk shqiptoi masën e paraburgimit, por vetëm masë të përkujdesjes.

Prokuroria Speciale pritet të deklarohet pasi që Gjykata edhe në rastin e Jankullovskës dhe rastin e Ismet Guri nuk shqiptoi masën e paraburgimit.

Prokuroria Speciale Publike siç njoftoi, ka parashtruar ankesë ndaj vendimit të Gjykatës penale për ta refuzuar kërkesën e tyre që tetë të dyshuarit për mashtrime zgjedhore në rastin “Titanik”– të paraburgosen.

 

Zelensky nuk ka blerë bankën më të madhe private në Francë

Pretendimi: Presidenti ukrainas Zelensky bleu bankën më të madhe private të investimeve në Francë, Milleis Banque, përmes kompanive offshore të lidhura me të, për më shumë se një miliard euro. Verdikti: E...

Trump nuk kushtëzoi paqen në Ukrainë me listën e klientëve të adrenokromit

Pretendimi: Presidenti amerikan Trump i ka dhënë presidentit ukrainas Zelensky 30 ditë për të dorëzuar listën e klientëve VIP të adrenokromit Verdikti: E paprovuar —————————————————————- Në rrjetet konspiracioniste po shpërndahet pretendimi se presidenti amerikan Trump i...

Nga Velesi me klikime: Për biznes apo për politikë

Fabrikat e lajmeve të rreme nga Velesi që e vërshuan fushatën presidenciale të SHBA-së në vitin 2016, që moti janë shuar, por ka ende “punëtori” që përfitojnë nga storjet për veteranët...

“Për gabimet thyheshin gjymtyrët dhe digjeshin shtëpitë”, zbardhen dëshmitë e ukrainasve të trafikuar në Vlorë

Nga Anila Hoxha Si një gjysh i shqetësuar për zhdukjen e nipit, me inicialet V. S., u ul para një kompjuteri në fillim të nëntorit 2024 dhe përmes email-it njoftoi ambasadën e...