fbpx

Përfundoi aksioni policor në Lipkovë dhe Haraçinë, MPB do të del me detaje gjatë ditës

-

Aksioni policor që mbrëmë u zhvillua në rajonin e Lipkovës dhe Haraçinës ka përfunduar. MPB njoftoi se gjatë ditës do të del me informacione zyrtare për aksionin.

Sipas burimeve të sigurisë, forcat speciale policore kanë kryer “kontrolle në lokacione dhe bastisje në terren të objekteve të lëshuara përgjatë kufirit që është shpallur si krahinë krize”.

Jo- zyrtarisht mësohet se aksioni lidhet me emigrantët të gjetur në f. Vaksincë.

Në fillim të aksionit, një pjesë e mediave lajmëruan se policia kanë bllokuar hyrjen e Haraçinës dhe Lipkovës për shkak të grupit të armatosur, e afërt me të akuzuarit në ngjarjet e “Lagjes së Trimave” më 9 dhe 10 maj, vitin e kaluar.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.