Liderët e katër partive nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, për momentin gjenden në Klubin e deputetëve ku prej orës 15 është caktuar takimi i jashtëzakonshëm i liderëve.

Në takimin e katër liderëve, Gruevski, Zaev, Ahmeti dhe THaçi do të prezantohen vlerësimi i BE dhe SHBA nëse ka kushte për zgjedhje korrekte dhe të lira.

Takimi të liderëve i parapriu ricaktimi i terminit në të cilin ambasadorët e BE-së dhe SHBA-së duhet të njoftojnë raportin mbi zgjedhjet.

Në vend që prej orës 14.30 siç u paralajmërua fillimisht, për shkak të takimit të liderëve deklarata e ambasadorëve u shtye për orën 16.30.

Tani për tani nuk dihet me nismën e kujt është thirrur takimi i jashtëzakonshëm dhe nëse në të do të marrin pjesë ambasadorët e BE-së dhe SHBA-së.