fbpx
Tag: ЗоранЗаев

tag: ЗоранЗаев

Ivanov: Zaev bën thirrje për skenar ukrainas dhe dhunë

Zoran Zaev është ai që bën thirrje për skenar ukrainas, dhunë dhe e krahason gjendjen në vend me atë të Sirisë. Këtë sot e deklaroi presidenti Ivanov duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për thirrje që dje deri tek ai e dërgoi kreu i LSDM-së, që t'i publikoj të dhënat e kundërzbulimit për përgatitjen e luftës civile në...

Zaev do të shkojë në Vjenë vetëm nëse tërhiqet falja dhe data e zgjedhjeve

LSDM-ja nuk do të marrë pjesë në takimin në Vjenë të inicuar nga eurodeputetët dhe eurokomisari Han në qoftë se presidenti Ivanov nuk i tërheq vendimet për falje dhe nuk konvokohet Kuvendi që ta tërheq vendimin për mbajtje të zgjedhjeve më 5 qershor për shkak të kushteve kyçe të papërmbushura për zgjedhje të rregullta, të lira, korrekte dhe kredibile. “Respektojmë...

Zaev paralajmëroi përshkallëzim të protestave

Kreu i LSDM-së Zoran Zaev në konferencën për shtyp edhe një herë deklaroi se zgjedhje më 5 qershor nuk do të ketë sepse nuk ka kushte për “zgjedhje të lira dhe demokratike”. “Në vend është bërë puç, është shkelur Kushtetuta, ligjet, është “varrosur” Marrëveshja e Përzhinës ndërsa qeveria teknike zhvlerësoi vendimet e ministrave opozitar. Nikolla Gruevski dhe grupi tjetër i...

Zaev: LSDM nuk do të merr pjesë në një cikël tjetër të zgjedhjeve kriminale

Kryetari i LSDM ka vendosur që të del me një pres konferencë të jashtëzakonshme para qytetarëve për situatën politike dhe krizën institucionale në Maqedoni. Më herët ministrat dhe zëvendës ministrat e LSDM-së u larguan nga qeveria e Maqedonisë duke thelluar edhe më tej krizën politike në Maqedoni. Parlamenti u shpërbë nga Trajko Veljanovski. ”LSDM nuk do të marr pjesë në këto...

Zaev: Zgjedhje më 24 prill nuk do të ketë sepse deri atëherë s’mund të përgatiten

As Zaev, as Gruevski, as Thaçi e as Ahmeti, madje as Han s’mund të thonë se kur mund të pastrohen listat e zgjedhësve. Diç të tillë mund të thotë vetëm KSHZ- tha kreu i LSDM-së Zoran Zaev, në konferencën e sotme të shtypit. Zaev konfirmoi edhe njëherë se më 24 prill s’mund të ketë zgjedhje korrekte dhe demokratike sepse deri...

Zaev: Pa listë të pastruar zgjedhore dhe ligj për mediumet, nuk ka zgjedhje të rregullta

Kreu i LSDM-së Zoran Zaev sot nga Strumica sërish deklaroi se pa listë të pastruar zgjedhore dhe ligj për mediume s’mund të ketë zgjedhje të rregullta. “Pa u rregulluar hapësira mediatike dhe të vendosen standarde profesionale në këtë drejtim s’mund të ketë hapësira për zgjedhje të lira dhe demokratike. Pa pastrim të listës zgjedhore s’mund të ketë zgjedhje të rregullta...

LSDM dhe opozita e bashkuar nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e 24 prill

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev sonte ka marrë mbështetje të njëzëshme nga partnerët e koalicionit të mos të marrin pjesë më 24 prill. “LSDM dhe partnerët e koalicionit janë të vendosur në zbatimin e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike. Lista zgjedhore duhet të pastrohet. Duhet të sigurohet informim profesional të mediumeve. Vetëm zgjedhje të tilla janë në interes të qytetarëve të...

Zaev: Bisedimet kanë dështuar, marrëveshja nuk është arritur

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev ishte i pari nga liderët që foli pas mbarimit të bisedave maratonike dhe tha se kanë dështuar bisedimet dhe se nuk ka marrëveshje. “Nëse do të organizohen zgjedhje më 24 prill, ne nuk do të marrim pjesë”, tha lideri social demokrat Zoran Zaev. Zaev ka paralajmëruar se më shumë informacione partia e tij do të publikoj...

Zaev: Gruevski pranoi se ai është shkaktari i krizës politike

Deklarata e sotme e Nikolla Gruevskit është pranim i drejtpërdrejtë se për shkak ët tij dhe partisë së tij nuk janë përmbushur pjesët kyçe të Marrëveshjes së Përzhinos dhe se ai është shkaktari për krizën politike në Maqedoni- tha lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në deklaratën e sotme për mediumet si reagim ndaj fjalimit të kryeministrit Nikolla Gruevskit. Deklaratën Zaev...

Zaev: Është e vërtetë se mafia është në Qeveri

Në Maqedoni, sipas tij ka luftë për liri dhe demokraci dhe ato kanë çmim të lartë. Është e vërteta se mafia është në Qeveri dhe paniku i paparë, tha ai tregon se pushteti është e vetëdijshme se për ta s’ka rrugëdalje. “Çdo gjë që bën Gruevski është përpjekje dhe propagandë për të gjetur shpëtim nga Prokuroria speciale publike. Gruevski dhe...

Zaev: MPB, Prokuroria dhe gjykata ta qojnë deri në fund hetimet për rastin me letërnjoftimet

Pushteti nëpërmjet mediave të tij u përpoq që t’i shtrembërojë faktet për rastin me falsifikimin e letërnjoftimeve, deklaroi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me këtë rast. Në një moment përmendin dhe theksojnë se këto letërnjoftime nuk janë shfrytëzuar për zgjedhjet, që sot për këtë punë të akuzojnë opozitën. Duhet të përkufizohet se...

Riçard Houit nesër në Shkup

Një grup i euro- parlamentarëve në krye me Riçard Houit, nesër do të vijnë për vizitë në Maqedoni. Pritet që Houit të takohet me liderin e opozitës dhe partisë së LSDM-së, Zoran Zaev. Pas takimit ai do të mbaj konferencë shtypi në selinë e partisë. Tani për tani nuk zbardhen detaje se çfarë do të flitet në këtë konferencë shtypi. Vizita e këtillë...

LSDM : Zaevi në Izrael kishte të planifikuar edhe takime jashtë agjendës

"Kryetari Zaev në Izrael kishte takime të suksesshme sipas agjendës së planifikuar dhe disa takime jashtë agjendës , për të cilat lajmëruan dhe mediumet" thuhet mes tjerash në deklaratën e partisë opozitare. Ambasadori i Izraelit në Maqedoni, Dan Orjan , i pyetur se , a ka pasur takim mes Zaevit dhe shefit të MOSAD-it ose ndonjë përfaqësuesi tjetër të...

Zaev në takim me zëvendës shefin e Mosadit dhe me ministrin e punëve të brendshëm të Izraelit

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, i cili gjendet  në vizitë të Izraelit, sot do të takohet me zëvendës drejtorin e Agjencisë së Kundërzbulimit të Izraelit Mosad, informon televizioni "24 Vesti“. Sipas informacioneve të televizionit, takimi me Zaevin me funksionarin e shërbimit sekret do të mbahet me dyer të mbyllura, kurse temë e bisedimeve do të jetë, siç transmeton "24 Vesti", duke...

Zaevi në Jerusalem u takua me presidentin e Izraelit

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaevi, sot u takua me presidentin e Izraelit, Reuven Rivlin në të cilën kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit të të dyjave vendeve. Në takim kanë marrë pjesë edhe ambasadori i Maqedonisë në Izrael dhe ambasadori i Izraelit në Republikën e Maqedonisë, njoftoi LSDM-ja. - Biseduam për bujqësinë, për energjetikën menaxhimin e ujërave, për avancimin bashkpëunimit...

Zaevit i mbetet pasaporta dhe nuk duhet patjetër çdo javë të paraqitet në gjykatë

Këshilli penal Gjykata Themelore refuzoi kërkesën e Prokurorisë Publike, që t'i merret pasaporta liderit të LSDM-së, Zoran Zaevit, i cili është i akuzuari i katërt për rastin"Puçi". U miratua  vendim të hiqet masa sipas së cilës Zaev ishte i obliguar që çdo javë të paraqitet në gjykatën e Strumicës. Seancë e radhës për rastin "Puçi" është caktuar më 5 tetor....

Zaev: Bashkësia ndërkombëtare do të tregoj se kush bllokon bisedimet

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, në përgjigje e gazetarëve se a janë të vërtetë akuzat e VMRO- DPMNE-së se opozita bllokon bisedimet  që  të vazhdojë me publikimet e "bombave", u përgjigj se nëse LSDM-ja ka dashur të vazhdojë me publikimin e "bombave", as që do të ulej  në tryezën e bisedimeve. pas pjesëmarrjes në konferencën për liderë të rinj në...

Zaev fitoi rastin me biznesmenin nga Shtipi e padiste për shpifje

Afaristi Miki Naumov, i cili para disa muajve ka pohuar se kryetari i Komunës së Strumicës dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, i ka kërkuar mito, është shpallur fajtor nga Gjykata Themelore e Shtipit dhe do të duhet t’i paguaj dëmshpërblim 150.000 denarë. Naumov, kundër të cilit Zoran Zaev ka paraqitur akuzë, është shpallur për fajtor, sepse sipas Gjykatës, me shpifje...

VMRO- DPMNE: Frika nga dështimi i zgjedhjeve shtynë Zaevin të trillojë zgjidhje joreale

"Muajt e ardhshëm, Zaevi kudo që të shkojë do të përsërisë gënjeshtrën për klasën e mesme se çdo familje do të merr 850 euro në muaj, ashtu sikurse paraardhësit e partisë së tij premtonin se çdo familje do të ketë nga një të punësuar"thuhet në reagimin e partisë qeveritare VMRO- DPMNE pas deklaratës së liderit të LSDM-së Zoran Zaev,  në...

Zaev: LSDM do të luftojë që secila familje të ketë 50.000 denarë të ardhura

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev,  deklaroi se përfaqësuesit e pushtetit janë ata që  bllokojnë grupet punuese. Zaev kujtoi se afatet po ecin dhe apeloi, siç tha "të mos blihet kohë". “Dikush po tenton të gjejë një milion arsye për të anashkaluar zgjidhjet për ligjet zgjedhore dhe mediat. Alarmoj që përvoja nga zgjedhja e Prokurorit Publik Special në momentin e fundit,...