fbpx

Zaev: Bashkësia ndërkombëtare do të tregoj se kush bllokon bisedimet

-

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, në përgjigje e gazetarëve se a janë të vërtetë akuzat e VMRO- DPMNE-së se opozita bllokon bisedimet  që  të vazhdojë me publikimet e “bombave”, u përgjigj se nëse LSDM-ja ka dashur të vazhdojë me publikimin e “bombave”, as që do të ulej  në tryezën e bisedimeve.

pas pjesëmarrjes në konferencën për liderë të rinj në Shkup, u është përgjigjur disa pyetjeve të gazetarëve në lidhje me çështjet politike dhe ecurinë e procesit për dalje nga kriza politike.

-Nuk do të doja të hyjë në detaje për atë se kush është fajtor. Në fund, bashkësia ndërkombëtare do të thotë se kush bllokon procesin. Ne, përkatësisht unë, kërkojë që të gjithë të investojnë në bisedimet dhe deri më tani do të duhej të kishim rregullore për zgjedhjet dhe listë zgjedhore. Nuk duhet të lejojmë që momentin e fundit të sillen vendimet. Nuk është parimore dhe transparente për të gjithë qytetarët- deklaroi Zaev.

Në pyetjen se opozita qëndron fortë në qëndrimet e saj, Zaev tha se LSDM-ja  është racionale  dhe se çdo marrëveshje mund të arrihet në mes të rrugës, mirëpo siç thotë, janë vendosur vijat  e kuqe. Ai shtoi se nëse ka nevojë ai dhe Gruevski do të ulen në tavolinë, vetëm e vetëm që të arrijnë marrëveshje. Në pyetjen pse vonohet me punën e Komisionit Anketues në Kuvend, në të cilin gjithashtu duhej të diskutohej për bisedimet e përgjuara, Zaev tha se gjithçka është thënë në Marrëveshjen e Përzhinos.

– Nuk mundet që emri i funksionit të jetë problem dhe shkak për shtyrjen e bisedimeve. Sipas meje, ky nuk është shkaku që  të bllokohen bisedimet. Emri i komisionit dhe me atë që do të merret është pasqyruar në marrëveshjen që e nënshkruan të gjitha partitë- thotë Zaevi.

Për emrat e ministrave të cilët duhet t’i emërojë LSDM-ja, edhe pse në opinion ka spekulime të ndryshme, Zaevi thotë se i dëgjon për herë të parë.

– A nuk do duhej që unë si njeri i parë i opozitës, të dijë emrat e ministrave të rinj, për herë të parë dëgjojë emrat që spekulohet në media. Ne në qeverinë kalimtare nuk hymë që të bashkë-qeverisim me VMRO- DPMNE-në, por të jemi garantues për zgjedhje korrekte dhe demokratike- deklaroi lideri i opozitës.

Për kërkesën e BDI-së, që të hapet çështja e zbatimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit në grupet punuese Zaev ka thënë se ajo është procedurë joparimore.

“BDI, e cila thuajse tetë vjet në qeveri, tani e vendos në tavolinë Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, ndërkaq deri më tani është kujdesur vetëm për punësime në korniza. Ajo është joparimore. Por, ne do të qëndrojmë në dispozicion kur është në pyetje për të mirën e qytetarëve”, dekaloir  Zaev.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.