fbpx

Zaev: Gruevski pranoi se ai është shkaktari i krizës politike

-

Deklarata e sotme e Nikolla Gruevskit është pranim i drejtpërdrejtë se për shkak ët tij dhe partisë së tij nuk janë përmbushur pjesët kyçe të Marrëveshjes së Përzhinos dhe se ai është shkaktari për krizën politike në Maqedoni- tha lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në deklaratën e sotme për mediumet si reagim ndaj fjalimit të kryeministrit Nikolla Gruevskit.

Deklaratën Zaev e dha në selinë e LSDM-së, ku mbretëronte atmosferë festive dhe se në të gjitha makinat kishte flamuj partiak dhe shtetëror.

“Deklarata e Gruevskit është pranim se për shkak të atij dhe partisë së tij nuk janë zbatuar çështjet kryesore të Marrëveshjes së Përzhinos. Që të zbatohet Marrëveshja e Përzhinos plotësisht, është e domosdoshme që listat zgjedhore të jenë kristal të pastra dhe procesi parazgjedhor. Njeriu i cili ka vendosur për jetë a vdekje, vendosi që kush mund të jetojë i lirë në Maqedoni e kush jo. Nikolla, ti nuk je Maqedonia. Ky është fundi, është fillim i fundit i një pushteti të korruptuar dhe jodemokratik. Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve që bashkërisht ta kthejmë demokracinë, lirinë dhe vlerat evropiane të vendit tonë. Të gjithë bashkë ngrisim Maqedoninë, me Qeverinë që e LSDM-së, me popullin, për popullin”, tha lideri i LSDM-së Zoran Zaev.

Ai ju bëri thirrje qytetarëve që së bashku të kthejnë lirinë, demokracinë dhe drejtësinë në Maqedoni si dhe të ngritin shtetin në aspektin ekonomik.

“Maqedonia e lirë me qeveri në krye me LSDM-në do të jetë nga populli me popullin për popullin. Të rroj Maqedonia e lirë” tha Zaev.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.