fbpx

Zaev: Pa listë të pastruar zgjedhore dhe ligj për mediumet, nuk ka zgjedhje të rregullta

-

Kreu i LSDM-së Zoran Zaev sot nga Strumica sërish deklaroi se pa listë të pastruar zgjedhore dhe ligj për mediume s’mund të ketë zgjedhje të rregullta.

“Pa u rregulluar hapësira mediatike dhe të vendosen standarde profesionale në këtë drejtim s’mund të ketë hapësira për zgjedhje të lira dhe demokratike. Pa pastrim të listës zgjedhore s’mund të ketë zgjedhje të rregullta në RM. Të gjitha subjektet politike së bashku, në takimet e liderëve, por edhe duke votuar Kodin zgjedhor së bashku në Parlament, zgjodhën KSHZ të pavarur. KSHZ është e obliguar dhe me përgjegjësi penale të firmos Listën zgjedhore. Duke votuar ligjin më 10 dhjetor, ligjvënësi ka paraparë 85 ditë për pastrimin e listës zgjedhore. Prej sot deri më 5 mars, deri kur duhet të pastrohet lista zgjedhore dhe të nxirret në shqyrtim publik, ngelin saktë 45 ditë” tha Zaev.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.