fbpx

Zaev: MPB, Prokuroria dhe gjykata ta qojnë deri në fund hetimet për rastin me letërnjoftimet

-

Pushteti nëpërmjet mediave të tij u përpoq që t’i shtrembërojë faktet për rastin me falsifikimin e letërnjoftimeve, deklaroi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me këtë rast.

Në një moment përmendin dhe theksojnë se këto letërnjoftime nuk janë shfrytëzuar për zgjedhjet, që sot për këtë punë të akuzojnë opozitën. Duhet të përkufizohet se çfarë janë letërnjoftimet fiktive, që ua janë dorëzuar shfrytëzuesve, dhe çfarë janë letërnjoftimet që nëpërmjet “Fokus” dhe të dorëtuara në MPB, për hapjen e procedurës- deklaroi Zaev.

Sipas liderit të opozitës hapet dilema pse është dashuritë kalojë një vit e gjysmë pas përfundimit të zgjedhjeve të hapet procedurë për letërnjoftimet e falsifikuara.

LSDM pret që MPB, Prokuroria dhe gjykata ta  bëjnë hetimin deri në fund dhe të vërtetohet,  se kush me çfarë qëllime dhe pse ka falsifikuar letërnjoftime- tha Zaev.

Prokuroria Themelore Publike Shkup këtë vikend njoftoi se gjatë procedurës për lëndën me falsifikimin e letërnjoftimeve, të cilat iu dorëzuan gazetarit  të “Fokusit”, Ljubisha Arsiq, ministrit të punëve të brendshme, është gjetur punëtori ku janë falsifikuar dokumentet.

“Në kryerjen e veprimtarive hetuese, gjatë ditës së djeshme, me sukses është realizuar aksion me urdhër të prokurorit publik, dhe është gjetur punëtoria sekrete  ku është kryer falsifikimi i dokumenteve. Bëhet fjalë për një material voluminoz, pajisje dhe aparaturë e cila është përdorur për letërnjoftimet e falsifikuara dhe dokumente të tjera. Materiali i gjetur është marrë dhe është lëndë e analizës së mëtutjeshme të hetimeve. Për këtë rast janë  paraburgosur tre persona, por ekzistojnë me mijëra të tjerë që janë të përfshirë dhe kanë kryer vepra të tjera penale”, njoftojnë nga Prokuroria Themelore Publike.

Prej atje thonë se me më shumë informacione lidhur me këtë rast do të dalin ditët në vijim.

 

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.