LSDM : Zaevi në Izrael kishte të planifikuar edhe takime jashtë agjendës

-

“Kryetari Zaev në Izrael kishte takime të suksesshme sipas agjendës së planifikuar dhe disa takime jashtë agjendës , për të cilat lajmëruan dhe mediumet” thuhet mes tjerash në deklaratën e partisë opozitare. Ambasadori i Izraelit në Maqedoni, Dan Orjan , i pyetur se , a ka pasur takim mes Zaevit dhe shefit të MOSAD-it ose ndonjë përfaqësuesi tjetër të shërbimit sekret të Izraelit, për MIA deklaroi se : “Sa di unë nuk ka pasur takim me zëvendës shefin e MOSAD-it ” si dhe “Një takim  tillë as që ka qenë i planifikuar”. Orjan ,në deklaratën e tij për MIA, konfirmoi se Zaev është takuar me kryetarin e Izraelit, Rueven Ravlin dhe ministrin e punëve te brendshme Silvan Shalom. Disa nga mediat që kanë ndjekur vizitën e Zaevit në Izrael, duke u thirrur ne burime partiake, informojnë se kryetari i LSDM-së  ka pasur takim me njeriun e dytë të MOSAD-it.