fbpx
Tag: Reagim

tag: reagim

Gruevski: Është koha që opozita ta meritoj rrogën

Mjaft ishte, është koha që opozita ta meritoj rrogën, deklaroi kryeministri Nikolla Gruevski me rastin e kthimit të sotëm të opozitës në Kuvend. “Mjaft ishte, 15 muaj merrnin paga. Në Maqedoni s’ka njeri që mund të fitoj diçka të tillë. Është koha që ata ta fitojnë rrogën e tyre me meritë” tha kryeministri. Duke u përgjigjur në pyetje nga gazetarët, se...

LSDM: Pushimi i familjes së Sheqerinskës është larg luksit

Postierët mediatik të Gruevskit ende s’mund ta qetësojnë nervozizmin pas publikimit të skandalit me pushimin luksoz të Nikolla Gruevskit dhe syzat luksoze për diell “Majbah” që kushtojnë disa mijë euro, për këtë përpiqen të manipulojnë me opinionin dhe rrejshëm të akuzojnë tjerë për pushim të sajuar luksoz, reagojnë nga LSDM. “Opinioni shumë mirë e din se luksi, pasurimi personal, madje...

PLD:Pse pas 9 viteve qeverisje, MPB-ja pikërisht tani, ngrenë padi penale kundër “Makpetrol-it” dhe “Oilko-s”

Paria Liberale Demokratike reagoi pas padisë penale e cila u dorëzua kundër 21 personave nga MPB-ja për shkak supozimeve se ilegalisht është bërë derdhja e kapitalit nga Sh.A. “Makpetrol” në Shoqatës Komanditare Aksionare “Oilko”. Pse pas 9 viteve qeverisje, MPB-ja pikërisht tani, para zgjedhjeve të përkohshme parlamentare, ngrenë padi penale kundër Sh.A. “Makpetrol” dhe Sh.K.A.“Oilko”, që në pronë të tyre...

„Makpetrol“: Kallëzimi penal i MPB-së është tendencioz

Kreu i Makpetrolit Andrea Josifovski, si dhe 20 persona të tjerë nga kjo kompani  do të ndiqen penalisht. MPB-ja informoi ngritjen e kallëzimeve penale ndaj 21 personave me dyshime për derdhje të paligjshme të kapitalit të Shoqatës Aksionere Makpetrol në Shoqatën komandite me aksione ‘Oilkom’. 10 anëtarë të Këshillit Drejtues, 8 anëtarë të Këshillit mbikëqyrës si dhe 3 persona...

SHGM: Sulmet ndaj gazetarëve janë të orkestruara ndërsa institucionet qëndrojnë heshtur

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë ka reaguar pas dhunës ndaj pronarit dhe gazetarit të portalit "Dokaz", Marjan Stamenkovski. Sipas saj, "eta e gazetarëve është vënë seriozisht në pikëpyetje. Kërcënimet verbale me jetë, sulmet fizike nga personalitete publike dhe shkatërrimi i pronës private të gazetarëve, eskaloi me sulmin brutal ndaj pronarit të portalit Dokaz, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore". "Dhuna kundër gazetarëve në Maqedoni këtë javë eskaloi dhe mori përmasa dramatike....

BDI: Thaçi vetëm dëshiron të grumbulloj pikë politike

Pas akuzave të kreut të PDSH-së Menduh Thaçi, nga BDI komentuan se bëhet fjalë për deklarat6a që kanë për qëllim fitimin e pikëve politike. "Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani, tha se për ne është me rëndësi që temat shqiptare të jenë pjesë e agjendave të proceseve që mbajnë vulën e partnerëve ndërkombëtar, dhe për këtë bëjmë përpjekje të vazhdueshme. Kush...

Reagim nga zyra e BE-së: Qëndrojmë të gatshëm për të ndihmuar

“Jemi të informuar me porositë nga konferenca e shtypit të liderit opozitar Zoran Zaev dhe ngelim të gatshëm për të ndihmuar” thuhet në reagimin e parë të zyrës së BE-së në Shkup. Në konferencën e sotme Zaev deklaroi se negociatat janë të pasuksesshme dhe se Gruevski nuk ka respektuar marrëveshjen e 2 qershorit duke shtuar se do të vazhdoj me...

LSDM: Suksesi i vetëm i Gruevskit është shpërngulja e 250 mijë të rinjve nga Maqedonia

“Suksesi” i vetëm i Nikolla Gruevskit për të rinjtë në Maqedonia është se për shkak të politikave të tija të këqija, më shumë se 250 mijë të rinj janë shpërngulur nga shteti, reagojnë nga LSDM ndaj fjalimit të kryeministrit Nikolla Gruevski në konferencën e LFR të VMRO DPMNE. “Gruevski është burimi, esenca e problemeve të shumta në Maqedonia dhe vetëm...

LSDM: Zgjidhja e krizës politike është e mundur vetëm pa Gruevskin

Lidhja social demokratike e Maqedonisë i përshëndeti përfundimet e Këshillit të ministrave të BE-së. “Bashkimi Evropian porositë se prioritet për vendin është që të zgjidhen problemet sistematike me sundimin e të drejtës, si dhe në raport me thyerjen e të drejtave të njeriut, pavarësinë në gjyqësor, lirinë e medieve, korrupsionin, zgjedhjet. Këto probleme sistematike dhe keqpërdorimet e pushtetit janë arsye për...

VMRO- DPMNE: Qëllimi i Zaevit është të shkatojë kaos

Zoran Zaev dëshiron të gënjejë tërë opinionin, edhe maqedonasit dhe shqiptarët, edhe turqit edhe serbët edhe romët, edhe boshnjakët dhe vllehët, se kujdeset për to, ndërsa gjithçka që dëshiron të bëjë është ta shpëtojë vetveten nga kriminalitet të cilat qëndrojnë pas tij dhe pas familjes së tij, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së në konferencën e sotme për shtyp të...

RDK: BDI-ja është futur thellë në korrupsion dhe krim

Pas bombës së publikuar nga Zaev ka reaguar RDK, duke theksuar se me këtë është bërë e qartë për fytyrën reale të këtyre patriotave të rrejshëm të BDI-së. Ju sjellim regimin e plotë Shqiptarët e vullnetit të mirë e kanë patur të qartë që moti për fytyrën e vërtetë të BDI-së dhe udhëheqësve dhe funksionarëve të saj, por tani besojmë se...

Reagimi i MPJ-së: Bllokadat dhe kërcënimet nuk kontribuojnë për paqen dhe stabilitetin e rajonit

Të gjitha bllokadat, kërcënimet për bllokada dhe deklaratat për imponimin e arsyetimit kundër anëtarësimit tonë, nuk janë në frymën e vlerave evropiane dhe nuk kontribuojnë për paqen dhe stabilitetin e rajonit, thuhet në reagimin e MPJ-së maqedonase pas deklaratës së kryeministrit shqiptarë Edi Rama për bllokadën e mundshme të Maqedonisë për hyrje në NATO si dhe pas deklaratës së...

Milloski: Incizimet për konetstin e emrit janë të selektuara dhe të montuara

Antonio Milloshoski ish ministër i punëve të jashtme të Maqedonisë, i përmendur sot në “bombën” e 33 nga lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev, i hodhi poshtë akuzat e liderit të opozitës maqedonase se ai ka kontribuar për shitjen e emrit të Maqedonisë, transmeton zhurnal.mk “ Në lidhje me incizimet e sotme selektive dhe të montuara për kontestin për emrin...

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s apeloj për vetëpërmbajtje dhe të bëhen hetime

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jans Stoltenberg, shprehu shqetësimin e thellë për situatën në Kumanovë dhe në Maqedoni dhe shprehu ngushëllime për familjen të vrarëve dhe të plagosurve. “Me rëndësi është të gjithë liderët politik dhe liderët e komuniteteve  të punojnë bashkarisht që të rikthejnë paqen dhe të bëhet hetime transparente  për të gjithë atë që ndodhi. Urgjentisht ftojë të...

OSBE: Prioriteti kryesor dhe urgjent është që të evitohet përshkallëzimi

Misioni i OSBE-së në Shkup prej afër vëzhgon situatën në Kumanovë dhe kërkon nga palët që të jetë të qetë. “Besojmë se siguria e popullatës lokale është me rëndësi elementare. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet relevante dhe kërkojnë të gjithë qytetarët dhe partitë politike të jenë të përmbajtur. Prioriteti kryesor dhe urgjent është që të evitohet përshkallëzimi që...

Delegacioni i BE-së apelon për qetësi dhe durim

Delegacioni i Bashkimit Evropian është duke ndjekur me kujdes të dhënat dhe raportet  lidhur me aksionin policor që po ndodh në Kumanovë dhe rrethinë, me ç’rast u raportua edhe për shkëmbim të gjuajtjeve me armë. “Jemi në kontakt me autoritet dhe me partitë politike. Fuqishëm apelojmë deri tek të gjithë qytetarët dhe faktorët politik që të qëndrojnë të qetë dhe...

VMRO DPMNE: Zaev dëshiron ta kthej vëmendjen e opinionit me ndjeshmërinë e temës

Është e qartë se Zoran Zaev dhe LSDM të vetëdijshëm për fuqinë e dëshmive që flasin për funksionimin e tyre joligjor dhe të ballafaquar me shembjen e skenarit të tyre të errët dhe mospasjen e mbështetjes nga qytetarët, tentojnë përmes publikimit të materialeve të sajuara, të prera, të ngjitura dhe montuara që s’kanë kurrfarë lidhje me kontekstin politik dhe...

VMRO- DPMNE:”Bomba” e LSDM-së në Veles shpërtheu para 20 viteve

Pas publikimit të bombës së sotme të LSDM-së, VMRO ka reaguar duke hedhur akuza drejt LSDM-së, duke thënë që arsyeja që Zoran Zaevi po zbaton këtë skenarë antishtetëror është destabilizimi dhe krijimi I krizës në vend. Ngjarjet e fundit dhe hapja e zëshme e temave të ndjeshme tregojnë qartë qëllimin e LSDM-së të shkaktojë përkeqësimin e marrëdhënieve ndërnjerëzore dhe etnike....

“Plenumi i gjimnazistëve”: Vazhdojmë më fuqishëm dhe më këmbëngulës se kurrë

Pas protestës së dytë që organizoi Plenumi i gjimanazistëve u mor lajmi se Platforma joformale e nxënësve të shkollave të mesme në takim me përfaqësues të MASh-it është arritur marrëveshje që  matematika të mos jetë pjesë e maturës shtetërore. Nga MASh-i, kumtojnë se pas një debate të gjatë kanë arritur marrëveshje që matematika të mos jetë e detyrueshme në provimin shtetërorë...

VMRO- DPMNE: Zaev vazhdon të publikoj materiale të sajuara, të prera dhe të montuara

Zoran Zaev vazhdon me skenarin e tij shkatërrues dhe pa mbështetjen e qytetarëve vazhdon të publikojë materiale të sajuara, të prera dhe montuara. Konfirmimet që tentoi Zoran Zaev t’i konstruktoj në konferencën e sotme për shtyp janë manipulim dhe të pavërteta të kulluara, reagoi VMRO DPMNE ndaj bombës së trembëdhjetë të kryetarit të LSDM,së Zoran Zaev. “Ai disa herë...