fbpx

VMRO DPMNE: Zaev dëshiron ta kthej vëmendjen e opinionit me ndjeshmërinë e temës

-

Është e qartë se Zoran Zaev dhe LSDM të vetëdijshëm për fuqinë e dëshmive që flasin për funksionimin e tyre joligjor dhe të ballafaquar me shembjen e skenarit të tyre të errët dhe mospasjen e mbështetjes nga qytetarët, tentojnë përmes publikimit të materialeve të sajuara, të prera, të ngjitura dhe montuara që s’kanë kurrfarë lidhje me kontekstin politik dhe nuk tregojnë kurrfarë funksionimi joligjor, ta kthejnë vëmendjen e opinionit vetëm për shkak të ndjeshmërisë së temës, si çdoherë, dhe japin hyrje të pasaktë, thuhet në reagimin e VMRO DPMNE-së ndaj konferencës së sotme për shtyp të LSDM-së.

“Zaev nuk mund ta monopolizoj, përvetësoj apo kurdis të vërtetën siç dëshiron ai madje as me këto materiale të sajuara, të prera e të montuara. Madje, edhe me këto materiale të sajuara, të prera e të montuara që i publikoi Zaev mund të konstatohet se institucionet e sistemit i kanë gjetur kryerësit e veprës penale dhe e kanë nxjerrë para drejtësisë. Edhe me materiale të sajuara, vërehet se institucionet në fillim nuk kanë qenë të vetëdijshme për ekzistimin e ngjarjes penale sepse nuk ka pasur kallëzim, se pas njohurive të para operative menjëherë ka filluar hetim rrënjësorë dhe të gjithanshëm për gjetjen e kryerësve ku janë hetuar, analizuar dhe përpunuar më shumë drejtime në hetim si dhe në çdo rast penal. Akuzat, hyrja dhe konstruksionet e Zaevit, demantohen me materialet e tija të publikuara sot. Në të gjitha materialet e sajuara shuhet kërkesa nga gjithë faktorët politik për zbardhjen e shpejtë të vrasjes, gjetjen e vrasësit dhe nxjerrjen e shpejtë para instancave kompetente gjyqësore. Nëse dëgjohen regjistrimet pa hyrjes e rrejshme të Zoran Zaev bëhet e qartë se asgjë nuk është fshehur në këtë rast, por përkundrazi, se kërkohet epilog i shpejtë”, thuhet në njoftimin e VMRO DPMNE-së.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.