fbpx

LSDM: Suksesi i vetëm i Gruevskit është shpërngulja e 250 mijë të rinjve nga Maqedonia

-

“Suksesi” i vetëm i Nikolla Gruevskit për të rinjtë në Maqedonia është se për shkak të politikave të tija të këqija, më shumë se 250 mijë të rinj janë shpërngulur nga shteti, reagojnë nga LSDM ndaj fjalimit të kryeministrit Nikolla Gruevski në konferencën e LFR të VMRO DPMNE.

“Gruevski është burimi, esenca e problemeve të shumta në Maqedonia dhe vetëm largimi i tij është opsion për zgjidhjen e tyre. Shkaktuesi i të gjitha problemeve në vend, fajtori për shpërnguljen e të rinjve, për rënien ekonomike të vendit dhe krizës së thellë politike- shtetërore, Nikolla Gruevski, me siguri ka nevojë të madhe ta qetësoj anëtarësinë e tij me gjëra të rrejshme dhe fjalime përplot me fraza të zbrazëta. Personi që është në pushtet përmes manipulimeve zgjedhore dhe keqpërdorimeve, i cili bashkë me njerëzit e tij përreth sundon me mashtrime, presione, shantazhe është i përfshirë në kontrata kriminale me shifra milionëshe, ka frikë nga ballafaqimi me përgjegjësinë personale”, shkruan në reagim LSDM-ja.

Në njoftim gjithashtu thuhet se tek kryeministri vërehet frika, paniku, agonia nga humbja e pushtetit dhe ballafaqimi me të gjitha kriminalitetet dhe keqpërdorimet që i ka bërë gjatë viteve të kaluar.

“Për këtë qëllim Gruevski dëshiron të evitoj zgjedhjet korrekte dhe demokratike. Sepse në zgjedhje korrekte dhe demokratike populli do t’i shkaktoj Gruevskit një humbje të madhe katastrofike. Nga kjo humbje zgjedhore Gruevski nuk do të mund të ik. Qytetarët ndjejnë se kjo është interes strategjik për R. e Maqedonisë dhe të ardhmen e saj. Zgjedhje të lira, demokratike dhe korrekte mund të siguroj vetëm qeveri, por pa Nikolla Gruevskin. Largimi i Nikolla Gruevskit dhe klikës së tij do të ndodh” reagojnë nga LSDM-ja opozitare.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.